Deas dardane

Kultura

Deas dardane

Nga: Rrustem Geci Më: 5 prill 2024 Në ora: 08:22
Rrustem Geci

Vajzë me sy të tokës, pse s ́flet me ata sy

Vajzë me sy të tokës, fol, fol fjalën që di

Ne sot u njohëm, këtu tek kjo pemë,

Të vjetër e të ri, në Prishtinë do vemë.

Të nxorën nga rrënojat, fol Dea çka di

Të nxorën nga rrënojat, fol fjalën që di!

Fol Dea, fol Dea, Dardane

Një këngë që thyen dry!

Vashat me sy të tokës janë vashat e Kosovës

O lule zemrës merr vargun e këngës

Zjarri zjarrin ndjell, malli peshë më zgjon

Ububu moj vashë kjo zemër ç'të don.

Ref.

Të nxorën nga rrënojat, fol Dea, çka di

Të nxorën nga rrënojat fol, fjalën që di!

Fol Dea, fol Dea Dardane

Një këngë që thyen dry!

Tekstin, Atdhe Geci,

Muzikën, Izet Kallaba,

Solist, Fahrush Azemi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat