Kur qeshi arbëreshi!

Kultura

Kur qeshi arbëreshi!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:24
Karikatura marrë nga interneti

Këndej e matanë detit

Kodra, suka, sheshi...

U tundën sikur valët

Kur qeshi Arbëreshi.

Nuk e kish pas ditur

Arbër zemërarti,

Se këndej gomari

Shalohet si ati.

Nëpër rrugët tona

Që shtrihen zinxhir,

Vrapimet gomarçe

Nuk e kanë vështirë.

Kur shikojnë e flasin

Me fjalët e urta,

Mollët e kalbëzuara

I marrin për t’buta.

I hanë me kënaqësi

Për qejf si përshesh,

Edhe pse nga lart

Zoti i përqesh.

Mundohen ta ftojnë

Të madhin n’gosti,

Atëherë Arbëreshi

Buzëqesh përsëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat