Sonte...

Kultura

Sonte...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:28
Xhelal Hoxha

Shpeshherë edhe burri, po qajka si fëmijë...
Sonte qava unë, me zemër e shpirt ngjajshëm
Dhe lotët s’mund i ndala assesi...
Ku më rrjedhën rrëke, nga këta dy sy!

Qava e po qaj përsëri dhe n’vazhdimsi...
Ndonëse unë biri yt, s'bëra as gjë për ty:
O vendi, djepi e trualli im
I shtrenjtë dhe i shenjtë, që më je ti!

Ideali lartësohet e çmohet bashkë me veprën tonë
Për bukurinë, madhështinë dhe hijeshinë
Që ndjejmë, prekim, shohim e shërohemi tek ti
Mallëngjehem me virtytin, dashurinë e përjetsinë...
Me dhembjen, dhuntinë, që e kemi dhe e ruajmë për ty!

“Aty n’amshim, unë prap do të ringjallem”
Ngjajshëm krejt, “si feniksi përsëri”, tek ti do të vij...
Ku do që t’jem ashtu tamam, siç është një njeri!
Që ishte e mbeti i tëri burrëror e Arbëror
I magjepsur dhe i bindur për fitore të reja...

Dashuria e vërtetë të shndërron dhe të shëron!
Dashuria ime e vërtetë, më je ti
Ajo është liri universale, dashuri e pa kufi...
Sonte më së shumti qava... dhe po qaj, për ty përsëri...

Po qajë unë biri yt, për trungun e mëmëdheut tim
Që ty të ndanë, në shumë pjesë copa,copa...
Të shpërndarë e t’përqarë, si jetimat pa prind na lanë...
Që dhe unë u linda, u rrita e jetova në skamje e n’varfëri
Që s’mund bëra ma shumë, për ty tamam si njeri
Ku deri në fund jetuam, zi e ma zi, në robëri e pa liri...
Ne ishim pa liri, në flakë, n’tym e n’hi, të pushtuar e në Serbo-Sllavi!

Andaj një kërkim falje ndjej, e që e kërkoj nga Ti
Të lutem shumë:Më fal, nëse mundesh përsëri?!
Shumë e dashura dhe çmuara jonë, SHQIPTARI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat