Ditari i luftës nga dora e serbes “Ceca”!

Kultura

Ditari i luftës nga dora e serbes “Ceca”!

Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Pjesa kryesore e librit zhvillohet në Kosovë kur, në vitin 1995, Ceca ndjek thirrjet e Beogradit për serbët që të shpërngulen atje. Si e vetmja femër taksiste e prvincëd, ajo zhvendoset në domenin ekskluziv të mafias, ku burrat brutalë sundojnë vendin. Në lëvizje, ajo ekspozon imazhin e nacionalistëve për armikun dhe sheh se në realitet janë forcat serbe që terrorizojnë civilët shqiptarë. Kudo hasin postblloqe dhe “njëqind policë, gjysma e të cilëve duan jetën tënde”. Vetë Ceca është rrahur dhe plagosur rëndë, por refuzon të ndalojë së ndihmuari shqiptarët mërgimtarë që ateronin në aerportin e Prishtinës, sot aeroporti, Adem Jashari!

Prill-maj 1998

-Ndëgjova se Llaziq taksisti ishte mobilizue si  polic rezervë!

Një ditë maji, afër udhëkryqit të  Fushë Kosovës takova Laziqin dhe u binda kur e pash të veshur me uniformë kamuflazhi. Takimi ndodhi atë ditë kur veçëse dola nga shitorja  ENI të cilën e kisha shumë afër banesës, (200-300m) prandaj edhe frekuentoja shitoren, thuaja se për çdo ditë. Ata që punonin aty ishin ndërrmarrës të mirësjellshëm dhe dashamirë, prandaj edhe parapëlqeja të furnizohem me ushqime vetëm aty. Me fjalë tjera, unë i vizitoja përherë por nganjëherë më bënin  me dorë kur kaloja aty pranë, në shenjë ftese për kafe ose kur kishte djathë të freskët shtëpie në shitore, si dhe mëlçi pule të cilat i konsumoja me kënaqësi. Ishin tepër të mirësjellshëm ndaj meje, sepse përherë më paralajmëronin edhe për produkte të fraskëta, të cilat edhe i ruanin kastile për mua. Kështu edhe u bëmë shokë të mirë,  ashtu që shpesh herë bisedoja me Agronin dhe Memën por edhe me punëtorin tjetër me thinja, i cili punonte në repartin e gjërave ushqimore.

Pra atë ditë kur dola nga shitorja ENI, vërejta kolegun  Laziq dhe me të shpejtë e arrita që të mos më largohej nga aty. 

-Përshendetje, ku jeni kolege!

Po ndëgjoj se po sillesh vërdallë aeroportit në Sllatinë?

-Unë po luftoj kurse ti po don me fitua para? Në dreq të vafsh!

”Po e vërtetë është sepse më duhet të paguaj tatimin, ai mbledhësi i tatimit, Zoriç është pas meje, doshta ka frikë se do e thejë çafën dikund nëpër rrugë, por shpresoj se nuk më ka shpallë luftë,kjo kuptohet se shteti i Serbisë kërkon tatimin, dhe unë jam e detyruar me punue. Duket se koha juaj ka mbaruar, dyshoj se do të jetë e njëjta gjë. Djalli fiton gjithmonë në fund. Por unë nuk e kuptoj pse të luftojsh kundër një populli me të cilin bashkëjetojmë  prej kohësh? Njerëzve u jeni varur në qafë por edhe  të afërmve të tyre, i thashë me tallje “

“Është luftë, dreqi, ose do jemi ne ose ata. Në Kosovë nuk ka vend edhe për ne edhe për ata, ata treguan se me çfarë ishin marrë kur edhe morën armët në dorë. Ndoshta keni të drejtë, të paktën pjesërisht”!

Kur arrita në shtëpi( aty ku banoja me qera) i tregova Verës për bisedën. Unë e kisha kuptue me kohë, që kur isha shpërngulë te Vera, se ajo e kishte një urrejtje për taksistin Laziq, por asnjëherë nuk më kishte shpjegua arsyen. Po atë ditë kur Vera u largua nga shtëpia, burri i saj, Radosavi zbuloj dhe shpjegojë të vërtetën për mua,dhe urrejtjen e përbashët ndaj Laziqit!

”Edhe unë e urrej dhe tani të tregoj arsyen, por ti mos i trego Verës. Më heret, vajza e jonë e ndalon një taksi në Prishtinë. Taksist kishte qenë kolegu yt, Llaziq!

Kur ai kishte mbërri në Fushë Kosovë, nuk e ishte ndalë fare te udhëkryqi , afër shtëpisë tonë por e kishte kthye prap në Prishtinë! Ai kishte provue që t’a dhunoj, e kishte kërcënue me revole, e kishte torturue dhe ajo ishte e bërë qull nga lotët, e ndyrë, e leckosur dhe e shprishur fare! Ishte me gërvishje dhe e mavijosur gjithëkah! Ajo ishte në shok, mezi arritëm t’a qetësonim. Radosllavi kishte filluar të qajë…. e raportuat në polici, pyeta?

Ne shkuam menjëherë në zyren  e policisë. Arritëm ta bindim edhe Dragicën të bashkohej me ne. Por Laziqi e dinte se do ta denonconim dhe si duket përnjëherë kishte mobilizuar lidhjet e tija. Drejtuesi i zyrës policore, kinse dërgojë një patrullë për të arrestuar Laziqin, por më pas komandanti erdhi i befasuar. E kuptuam menjëherë se Laziqi e kishte rregulluar punë përmes dajës së tij, që ishte kryetar i komunës.

Me sa duket ata e kishin thirrur komandantin, pasi që ai u shfaq aq komod. Kur ata arritën me Laziqin, ai ulëriti sikur të ishte viktima "Po ç'është? Nuk e përdhunova! Më pyetni, pse hyni ajo në makinën time?" M’u bë terr para syve të mi dhe dora ime rrëshqiti  mbi fytërën e Laziqit! E godita në turi, pastaj komandanti filloi të ndërmjetësonte, dhe n’a këshilloi të mos shkonim në gjyq. Më vonë Laziq kërcënojë në vazhdimësi vajzën time që ajo të mos guxonte të vazhdonte me të. Jo më pak për shkak të turpit. E dini si janë njerëzit?" (fq.147)

Që në prill i vitit 1998, disa nga kolegët taksista, kishin filluar të përjetonin shqetësime. Brenda pak ditësh, disave prej tyre u ishin konfiskue veturat e tyre. Nga sa thanë disa kur u kthyen në aeroport, ata kishin transportuar pasagjerë në mes të ditës, por ushtarët e UÇK-së gjoja u kishin dalë në rrugë, i kishin ndalur dhe u kishin marrë veturat dhe paratë, të paktën kështu pretendonin ata! Disa prej tyre u kthyen kinse pa vetura, dhe me nervozizëm kalëronin   para- mbrapa në parkingun e aeroportit.  Me muaj të tërë ishte me rrezik të ngasësh veturën nëpër rrugët e  Kosovës ..) Duket sikur nuk kishte një person në Kosovë që të mos ishte ekspozuar ndaj ndonjë forme të rrezikut. Por, unë heshta, punova  dhe u përpoqa sa më mirë të injorojë  të gjitha rreziqet dhe gjithçka që ndodhte nëpër Kosovë.

Në mesin e datës 1-15 të muajit maj  isha në pritje të një fluturimi në aeroport. Nuk kisha ndonjë marrëveshje paraprake, por rastësisht erdhën dy persona të moshës 40-50 vjeqare me nga një qantë të vogël në dorë. Porsa dualën nga dalja e aeroportit u vërejtën se po kërkojnë dikend. Kur e drejtuan shiqimin kah unë u nisën drejtë veturës time. Nuk i njohta si fytyra sepse nuk kishin udhëtua asnjëherë me mua.

“ Mirëdita. A je ti Ceca?”, më pyetën si në kor, 

“Po, urdhëroni. Qysh e dini ju emrin tim?”

Njëri nga ata nxuar nga xhepi një shënim dhe më tregoj.

”Këtu është shruar  emri dhe telefoni juaj, ne kemi provue me t’marrë në telefon por ishte e pa mundëshme.Sikur të mos ishe këtu sot, ne do të kishim pritë derisa që ju do të ishit këtu.

Ti ke bartë me veturë një shokun tonë  për në Planjë( një fshat i vogël afër Zhurit) që gjindet afër kufirit të Shqipërisë, dhe kjo ka ndodhë para një jave. Të kujtohet, djali i tij ka pas me u martue, por kishte disa probleme? Ai e kishte grabitë një vashës të lagjes. Ai shoku n’ ka propozue që t’ju gjejmë juve, pra ai morëm numrin e telefonit por edhe të tjerë punëtorë të gurbetit e kan këtë numër. Ne duam të shkojmë në Rahovec. A mundesh dhe sa kushton”?

”Natyrisht se munden, vetëm  urdhëroni, kushton 100 marka.”

Ata ishin të kënaqur me ç’mimin dhe përnjëherë u ulën në veturë.

Në këtë muajin e fundit përherë u kam bë disa pyetje udhëtarëve por edhe këshilla për ata dhe vetëveten.

”Rrugët janë të përmbushura me kontrolla policore, ata kontrollojnë veturën por edhe juve! Sigurisht se nuk keni diçka në qanta dore që është e ndaluar?

”Jo, vetëm pak rroba, çokollada dhe kafe për shtëpi”!

”Nëse keni para, duhet të keni edhe dëshmi se keni deklaruar”!

”Po kemi, i njohim rregullat”!

Arritëm në pikën e kontrollit afër Glogocit,ndaluem aty ku ishte tabela për të pritë policin të bëj me dorë për të lëvizë drejtë pikës.

Një polic u afrua me qetësi. Ai ishte nga Prishtina, mendoj se ishte polici që quhej Ciga. Ishte i vogël në shtat, shumë i zi dhe sillej keq, mblodhi letrat e pasagjerëve të ulur në makinë dhe më kërkoj  të kontrolloj  bagazhin. Unë zhbllokova bagazhin e veturës.

”Hapi çantat”, ishte kërkesa  e tij.

”Unë nuk mund t’i hap çantat e të tjerëve, kërko që të vijnë t’i hapin vetë”, iu përgjigja.

”A kanë para?" pyeti ai  gjakftohët.

”Nuk e di, por edhe nëse kanë, ndoshta kanë një faturë për deklarim. Punojnë jashtë shtetit për të sjellë para në shtëpi dhe familje, kjo është normale"!

”Sa do ti që unë t’i detyroj të paguajnë  për t'i lënë ata të kalojnë?"

Unë u tërbova!

Nuk do të kërkoni asgjë, janë paratë e tyre. Ata duhet të jetojnë të ndarë nga familja për t'ju shërbyer. Keni një rrogë të mirë ju, çfarë doni më shumë?"

Edhe ai u tërbua. Ai urdhërojë të dilnin nga makina dhe të hapnin çantat.

Keni një kilogram kafe më shumë, nuk është paguar dogana. Çfarë do të bëjmë me të? A doni të ktheheni në aeroport dhe të paguani doganën?”

Nuk po na ktheni mbrapsht për shkak të një kilogrami kafe! Më mirë mbajeni dhe bëhuni me kafe," u lut me përulësi një nga pasagjerët.

E pashë Cigën e tërbuar në sy dhe e pyeta. "A doni t'i ktheni letrat e tyre dhe unë t'i çoj në Prishtinë? Do të shkojmë direkt te shefi i policisë, Lukiq, dhe e sigurojmë një faturë për doganën e paguar!" Sigurisht që unë bëra bllof. Ciga u ngurtësua, ndoshta, ai mendoj se kisha vërtet lidhje mjaft të mira sa që të mund ta bëja këtë! Kjo funksionoj, dhe ai më tërhoqi mënjanë dhe më dha letrat.

”Më falni, sapo u përhumbja, kujt i intereson një kilogram kafe? Harroje, thjesht, vazhdoni ."

Mora letrat dhe u largova, por nuk munda të mos them edhe këtë vetëvetes;

Kjo u bë për shkak të marrëzisë së tijë dhe shumë marrëzive tjera të ngjashme që keni bërë nga e kaluara që ju jeni këtu në këtë pikë kontrolli. Si nuk ju vjen turp? Ngacmoni njerëzit  për një kilogram kafe!” (fq.148-149)

Më pas, Ciga nuk ngacmoj asnjëherë udhëtarët në veturën time, ai  bëri punën si duhet, duke kontrollue dokumentet, valigjet, dhe kjo ishte e tëra. Por ky Ciga, relativisht nuk ishte i rrezikshëm!

Nuk isha unë dikush, ndaj të cilit mund të ngrihesha dhe të ngrija e skuqur.

Në Orllat u drejtova për të ngarë veturën përmes Malishevës dhe për në Rahovec. Kur arritëm në një pikë karburanti ku rruga për në Rahovec kthehej majtas, pasagjerët më kërkuan të ndaloja. "Ne do të shkojmë në Drenoc, është rreth shtatë kilometra nga këtu, ndoshta më pak. A mund të grahni për atje? Nëse na zbritni në Rahovac, do të duhet të marrim një taksi tjetër prej andej, ne paguajmë ekstra për këtë shërbim" , pyeti njëri udhëtar.

Shikova rrugën që gjarpëronte nëpër pyll, ishe e mbushur me shumë ndjenja të frikshme për këtë zonë dhe nuk doja të shkoja me makinë për në Drenoc, por ata kishin frikë të futeshin me makinë në Rahovec. "Mos u zemëroni  por nuk mundem" Atje ka ushtarë të UÇK-së. Ata do të më vrasin, nuk guxoj.!"

”Ne jemi të asaj ane, askush nuk është atje. Të jesh e sigurtë, të  betohem se askush nuk do të lëndoj. Unë mbajë përgjegjësi  për ty. Të lutem, mos u frikëso sepse askush nuk të pek me dorë. Paqëja egziston ndër ne.”

Mendova për frikën e tyre në Rahovac, për policinë serbe, me të cilën qyteti ishte i mbushur përplot. Ata më lutën dhe unë u pajtova. Pas tre kilometrash u ktheva djathtas, sepse në të majtë shkonte rruga për në Ratkoc thoshin ata, por mua diçka më shtrëngonte gjithnjë e më shumë në lukth dhe në fyt. Më ishte tharë goja dhe pëllëmbët ishin aq të lagura nga djersa sa po rrëshqisnin mbi timon.

”Zot, nuk duhet t’i  kisha çuar në shtëpi. Jemi në mes të pyllit dhe larg rrugës. Ndoshta ka ushtarë këtu. Mendoja  se ka ardhur dita ime e fundit."

”Mos keni frikë, ne do të kujdesemi për ty, këtu nuk ka njeri që do ketë arsye për të lëndua ty", më ngushëllonin ata. U ngjitëm rrugës përpjetë dhe mbërrimë në pikën më të lartë, pastaj mendova se kjo do jetë shiqimi im i fundit.

Pak më lartë në të dy anët e rrugës, fillimisht u zbuluan kokat, pastaj shpatullat, duart me armë të drejtuara nga unë, pantallonat e kamuflazhit dhe këmbët me këpucë normale. Nëse do të kisha dashur ose do të kisha mundur, sdi se çka kisha bë, isha shumë i tronditur! Shiqova në pasqyrë të veturës të njëjtën skenë atje, njerëz që me siguri kishin dalë nga pylli, edhe po të mos ishin ata, rruga ishte gjithsesi shumë e ngushtë dhe e keqe për ta kthyer makinën mbraa. Dukej sikur edhe ai burri që ishte ulur pranë meje ishte i frikësuar. Pëshpëriti lehtë pa lëvizur buzët;

”Mos ke  frikë, ne jemi këtu."! (fq 150)

Kur zbritëm në një shtrirje të drejtë, nga shkurret doli një djalë i gjatë dhe i ri. Ai ishte i errët, me uniformë  ushtarake dhe mjekër të shkurtuar i cili më bëri  me shenjë të ndaloja, gjë që edhe e bëra. Hapa dritaren deri në fund. Në të njëjtën kohë, një burrë tjetër doli në anën tjetër të makinës. Unë nuk e pashë fytyrën e tij, por ai foli me qetësi me pasagjerin. Burri me mjekër të zezë më përshëndeti shqip. Isha si një robot, një makinë jo njerëzore, të paktën pjesërisht. Gjithçka që bëra ishte jashtë kontrollës time, por ende kisha një mendim në kokën time; Të paktën tani e di se si ndihen shumica e shqiptarëve nëpër postblloqet  e policisë serbe.

”Mirëdita” përshëndeti burri nga dritarja, ai nuk kishte veshur asnjë uniformë, kështu që nuk mendoja se ishte pjesë e një reparti ushtarak. Po të mos ishte që të tjerët të kishin pak armë dhe aty këtu ndo një uniformë, nuk do ta kisha menduar  fare se kjo ka lidhje me UÇK-në.

”Mirdita, dhe sigurisht që kjo është e vetmja që  di në gjuhën  shqipe”, iu përgjigja.

“ Ska problem, unë flas edhe serbisht. Keni kartë identiteti ose letërnjoftim?”

“ A është në rregull me pasaportë?Nuk kam kartelë ID me veti,” i thash me një ton të huajtur.

”Ku e ke kartelën ID?”

Më është ndalë për të satën herë nga një polic i aeroportit, gjëja se ishin të obliguar të më shkruajnë një dënim, unë u nervozova dhe eca rrugës time, pra nuk deshta me pritë fare.”

Kjo ishte e vërtet! Para se të ateronte aeroplani, Uskokoviq m’a muar ID kartelën për të më shkrue dënimin. Ai kishte vërejtë një keksçokolatë në veturën time dhe për këtë aludonte se unë e kam ble në tax-fre. U mundova të shpjegohem por ai pretendonte se, kinse më kishte  vërejtë, edhe pse kjo nuk ishte fare e vërtetë. Unë nuk deshta të drejtohem dhe vazhdova rrugën pa kartelën ID.

Ai personi me të veshura civile, e shiqoj me kujdesë pasaportën dhe në të njëtën kohë vërejti shenjën e taxisë mbrenda në veturë, e cila vërtetë duhej të ishte e dukshme nga jashtë!

“ Ti qenke taksiste?! Urdhëroni ju lutem dhe vazhdoni tutje.”

Nuk e kuptova që me të vërtetë më kishte lënë të drejtojë veturën  tutje, dhe se isha e lirë! Kisha frikë se do të më qëllonin pas shpine disa nga personat me uniformë, ose do të më vrisnin pasi të zbrisja pasagjerët. I çova në shtëpi tek pasagjeri i vetëm dhe familja doli për t'i pritur. Ata më përshëndetën me dashamirësi, por ishin jashtëzakonisht të ulët, pasagjeri më kapi për dore dhe më dha ca çokollata dhe para për shërbimin, që të të dyja i lëshova në sediljen pranë dhe aty mbetën derisa isha në shtëpi.

Ndoshta nuk do të më vrasin mua?Njëri nga pasagjerët bisedoj  me ushtarët e UCK-së ai duhet t’a din se ata nuk do të më vrasin. Pse e bëri pagesën pasagjeri, më dha çokolada bile edhe një pako cigare Marlboro? mendoja unë dhe shpresoja se kisha të drejtë!(fq.151)

H.Rafuna (Kërkoj falje për ndonjë përvjedhje të gabimeve gjatë përshtatjes:)

vazhdon…..vazhdon…..vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat