Sefedin Kërçova dhe kujtimet e tij

Kultura

Sefedin Kërçova dhe kujtimet e tij

Nga: Baki Ymeri Më: 8 prill 2024 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Si përhapej ideja kombëtare ndër shqiptarët e Rumanisë? “Me kënaqësi të madhe po shohim se kohëve të fundit shtypi kombëtar, dhe sidomos revista Java, i ka hapur shtyllat e saj, duke i dhënë një rëndësi të madhe Historisë Nacionale, përmes përshkrimeve të pashkëputshme lidhur me përpjekjet e Martirëve dhe Veteranëve për çlirimin e Shqipërisë nga thundra e të huajve, që e pat munduar shekuj me rradhë. Për atë edhe unë dëshiroj të sjell disa shënime që kanë të bëjnë me Lëvizjen tonë
Kombëtare.

Në kohën kur Shqipëria gjendej nën pushtimin e huaj, 1907-1908, isha ende i ri dhe gjendesha në Bukuresht. Rastësisht më takoi Xhaxha Pandeli Evangjeli, i cili, si zakonisht, tejet simpatik, më pyeti: Ti çka je? I thash se jam Shqiptar. Duke buzëqeshur, ai më këshilloi lidhur me mënyrën se si mund të përhapet Ideja Kombëtare ndër shqiptarët që gjendeshin në Rumani, dhe si duhet të përpiqemi, aq sa kemi mundësi, për çlirimin e atdheut tonë, dhe ç’prej atëherë zu rrënjë në zemrën time Ideja Kombëtare dhe fillova kahmos t’i kërkoj krejt shqiptarët, duke ua shpërndarë këshillat që propagandonin këtë Ide, si dhe rëndësinë e tyre.
Së bashku me mikun tim Rexhep Novosella, arritëm të tubojmë një grup shokësh të përkushtuar Idesë Nacionale dhe, duke i këshilluar i çuam të mësojnë gjuhën shqipe te Veterani Mit’hat Frashëri, që në atë kohë, pat hapur një shkollë për përvetësimin e gjuhës shqipe në Bukuresht, në Rrugën e Apostujve të Shenjtë (Strada Sfintii Apostoli), ndërsa shqiptarët që studjonin në këtë shkollë dilnin të pregaditur që të na shoqërojnë në të gjitha mbledhjet e Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, në ballë me të madhin Veteran Pandeli Evangjeli. Në ato kohëra, gjendej në Bukuresht edhe i ndjeri Mulla Nashit Zajazi, i cili, i
intencionuar edhe për të mirën e Idesë Nacionale, hapi një kafene në Strada 11 iunie, kafene e cila u bë njefarë çerdheje e tubimit të emigrantëve shqiptarë, dhe atje jepeshin pothuajse falas libra dhe abetare në gjuhën e ëmbël shqipe, të botuara në Bukuresht dhe Sofje.

Ky njeri i guximshëm dhe i famshëm, që ish Mulla Nashit Zajazi, pasiqë kontribuoi vite me rradhë për përhapjen e Idesë kombëtare, u kthye në Zajaz, ku vazhdoi veprimtarinë kombëtare, gjë për të cilën qe burgosur (në Manstir) dhe pastaj qe varur në Shkup, duke u bërë një martir i Idesë së Shenjtë Nacionale. Historinë e këtij trimi, mendojmë se e din më mirë Veteran i shquar Jashar Erebara. Në vitin 1912, pak kohë para se të shpallet Pavarësia e Shqipërisë, erdhi në Bukuresht, patrioti i madh e i ndjerë, Ismail Qemali, të cilin e shoqërova sëbashku me mikun tim shumë të mirë, rexhep Novosellën: ia bëmë një vizitë në hotelin ku ish vendosur dhe ai na i bëri të njohura qëllimet e veta madhështore, duke na kërkuar disa adresa personalitetesh dhe politikanësh filoshqiptarë të Rumanisë, adresa të cilat ia dhamë, pastaj e shoqëruam deri në banesën e politikanit të madh filoshqiptar, Taqe Jonesku.

Ismail Qemali u takua pastaj edhe me personalitete tjera, para se ta shpallë Pavarësinë dhe Sovranitetin e Shqipërisë. Nuk ka shqiptarë nga mërgimtarët që s’e njeh mikun tim Rexhep Novosellën, që ka bërë sakrifica të mëdha dhe vepra patriotike,
qofshin ato materiale për t’i ndihmuar studentët shqiptarë të Rumanisë. Ky zotëri ka dhënë një kontribut të madh për Idenë Kombëtare, duke mos patur frikë nga kurfarë pengese, duke sakrifikuar suma të mëdha parashë të fituara nga biznesi i tij, dhe nuk kopracon as në ditët e sotme. Tani jeton në Plojesht.
Së bashku me më shumë shokë, edhe pas shpalljes së Pavarësisë, nuk kemi ndërprerë përpjekjet për të gjetur sa më shumë idealista shqiptarë, dhe kështu, me krejt shqiptarët e ardhur nga Kërçova, Gostivari, tetova dhe Shkupi, pasi diskutonim me ta, ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre si do atdhetarë të mëdhenj, duke i braktisur mënjanë, idetë dhe koncepcionet e mëparshme anadollake. Më 1916, kur shteti rumun shpalli luftë kundër Bullgarisë, turqisë dhe aleatëve të tyre, si gjithë të huajt, edhe neve Shqiptarët.

Qeveria Rumune na internoi, duke na shpënë në kufinjtë e Rusisë, në vendin e quajtur Ripiçen, distrikti i Jashit, ku ishim me mijëra Shqipëtarë, në mes të cilëve ndodhej edhe veterani i shquar, Zt. Mit’hat Frashëri, ku për fat tonin të mirë, rastisëm të jemi në ushtrinë rumune si vullnetarë. Zoti dr. Ibrahim Temo, edhe doktor Nikollaq Zografi, që të dy me gradat majorë, si dhe dr. Vasilaq Zografi me gradën kapiten. Këta zotërinj, sadoqë ishin në shërbimin ushtarak rumun, kanë bërë shërbime shumë të çmueshme vëllezërve të tyre Shqipëtarë, në çdo rast nevojash shëndetsore e të tjera, dhe nuk dyshoj në pohimet e
tyre mbi përpjekjet e mija, moralisht e financiarisht, i ndihmuar prej autoriteteve rumune, që pata fatin e mirë të njoh shumë oficerë, duke shpëtuar me mijëra shqiptarë nga vdekjet e sigurta, meqenësë ra një sëmundje tifo-ekzantematike, e cila i korrte pa mëshirë, dhe më tjetër anë, pa ndërhyrjen time dërgoheshin në punime të rënda, si në hekurudha e tjera, mu në zemrën e dimrit, nga ku nuk ktheheshin gjallë po të shkojshin.

Nga këta Shqiptarë, kudo që ndoshen sot, me mish e me shpirt më janë mirënjohës për jetë, një pjesë e madhe e shqiptarëve të internuar kanë gëzuar përkrahje të çmueshme edhe nga ana e Z. Mit’hat Frashëri. Kur më 1920 muarëm lajmin mbi Kongresin e Lushnjës, i kryesuar nga prijsi i dashur, sot sovran i kombit Shqiptar, atëherë djalosh, më gëzoi pa masë dhe m’u rrënjos në zemrën time një simpati e patregueshme, dhe prej kësaj date fillova të mbledh çdo fotografi që më takonte të shifnja nëpër fletore, me portretin e Lartmadhërisë së Tij, atëhere djalosh, por shpëtimtar i Atdheut.

Kur më 193 Prijsi jonë i dashur mori Kryesinë e Qeverisë Shqiptare, gëzimi jonë qe i pakufishëm dhe meqenë se ndodheshim larg, por me shpirt shumë afër, u kufizuam’ia paraqesim urimet entuziastike, për të cilat vendosi të
na i shfaqë falënderimet. Më 1924, kur Lartamadhëria e Tij ndodhej në Belgrad, për sigurimin sa më mirë të jetës së shtrenjtë të tij, në marrëveshje me shokun tim Rexhep Novosellën, me një letër të posaçme e grisha të urdhëronte për qëndrim në Bukuresht, ku i kishim siguruar gjithë mjetet e nevojshme nga çdo pikëpamje.

Po më 194, kur triumfalisht u kthye Lartmadhëria e Tij në Shqipëri, gëzimi entuziastik i joni, qe i madh, dhe meqë nuk patëm fatin e mirë t’i ndihmojmë, ishim gati të bëhemi fli për mirësuksesin e tij, u mjaftuam me një urim përgëzimesh që i paraqitëm. Më 1935, kur Z. Pandeli Evangjeli, atëherë Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, urdhëroi me leje në Bukuresht, së bashku me shokun tim Rexhep Novosellën e tjerë, muarëm inisiativën dhe i bëmë një pritje madhështore, ku muarën pjesë gjithë Kolonia Shqiptare Muhamedane atje. Dhe më vonë, Kolonia muhamedane në Bukuresht, nuk ka pushuar se përpjekuri për të mirën e shtetit shqiptar, e lidhur ngushtësisht me Regjimin Zogist. Aktiviteti i mëpastajmë i kolonisë muhamedane të bukureshtit, u zhvillua rreth përpjekjeve për çimentimin e Regjimit Zogist, sepse për Atdhetarët e vërtetë, ndër ata që luftuan, të shtytur nga ideali i lartë i atdhedashurisë, Zogu I, që nga ditët e para, u pranua si i Vetmi i dërguar prej Zotit, për të kandiduar dhe për të zhvilluar Atdheun Shqiptar. Kështu më 1925, me rastin e 8 Nëntorit, kemi qenë ne që zbuluam tradhtarët, që kishin mundur të hyjnë si nëpunësa konsullorë dhe andej me siguri të punonin kundra regjimit dhe gjithashtu, po ne kemi qenë ata që i prishëm planet shkatërrimtare të një të arratisuri politik, emrin e të cilit nuk insistoj ta përmend.
Më 1926, i përvëluar nga malli i madh që kisha për ta parë me sytë e ballit Shqipërinë time të lirë, me një Mbret prej fisi e gjaku Shqiptar, në fillim të muajit mars, për një vizitë erdha në Tiranëën e Shqipërisë së lirë, ku brenda pak ditëve që ndejta, Lartmadhëria e Tij dërgooi pat mirësinë të më nderojë me pranimin tim më se dy herë në audiencë, dhe me këtë rast më urdhëroi të vi definitivisht, për të jetuar në Shqipëri. Këtë urdhër sovran, aq me gëzim të madh e prita, saqë në jetën time (kurrë) nuk kam ndjerë ndonjë gëzim tjetër si ky. Kështu pra, në muajin shkurt të vitit 1927, familjarisht erdha në Shqipërinë e lirë, nën Flamurin Kombëtar dhe nën mbrojtjen e Sovranit tonë shumë të adhuruar, ku gjendem edhe sot, i vuajtur ekonomikisht, por i lumtur shpirtërisht.

Duhet të shënpjmë se në këto përpjekje, sado që kemi sakrifikuar mjaft financiarisht, nuk na vjen keq pasi atëherë fitonim dhe na ndodheshin fonde, sa për përpjekjet morale që kam, bërë e ndjej në zemrën time një satisfaksion, sepse çdo Shqiptar i mirë e ka për detyrë të shenjtë, dhe jam i kënaqur kur sot shoh frytet e ëndërruara aq me etje, dhe përparimet vigane në Shqipërinë e lirë, me një Prijs prej gjakut e fisit Shqiptar.(“Java” nr.30, Tiranë, 1937, Albanezul nr.11, Bukuresht,1995). (Zgjodhi Baki Ymeri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat