Gjithçka përgjysmë

Kultura

Gjithçka përgjysmë

Nga: Ramiz SPAHIU Më: 8 prill 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Atë natë me gjysmëhënë

Gjithçka përgjysmë kish qenë

Gjysmë mbështetur në shtrat

Gjysmështrirë përbri ngatë.

Gjysmë mbuluar, gjysmë zbuluar

Gjysmë prekur, gjysmë afruar

Gjysmë vetvetja i mahnitur

Nga butësia, nga bukuria.

Gjysmë flija, gjysmë ëndërroja

Gjysmë mendoja, gjysmë belbëzoja

Përgjysmë mendja me kish lenë

Atë natë me gjysmëhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat