Atë natë me gjysmëhënë
Gjithçka përgjysmë kish qenë
Gjysmë mbështetur në shtrat
Gjysmështrirë përbri ngatë.
Gjysmë mbuluar, gjysmë zbuluar
Gjysmë prekur, gjysmë afruar
Gjysmë vetvetja i mahnitur
Nga butësia, nga bukuria.
Gjysmë flija, gjysmë ëndërroja
Gjysmë mendoja, gjysmë belbëzoja
Përgjysmë mendja me kish lenë
Atë natë me gjysmëhënë.