Plehrave të Olimpit

Kultura

Plehrave të Olimpit

Nga: Atdhe Geci Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:57
Atdhe Geci

Asgjë s´ ndrrueka koha pa i ndërruar

nga Olimpi asnjëri nuk bie vetëvetiu

duhet të ngritën tallaze si të detit, që

plehu i Olimpit të hiqet e pastrohet

 

Në atdheun tim drejtësia gjykohet

me gabime, me dëshmi të rrejshme

dhe anime, e vërteta duhet të jetë

fanar, që asnjë stuhi të mos e shuaj

 

Ah, si ta shoh kombin tim kështu

të ndarë dhe të përçarë brenda vetes

një qeveri që i plagosë të vetët e vetë

s´di nga cila dritare duhet të shohim

 

I ashpër është populli kur krye ngre

ai i bie me gjithë forcën pushtuesit

a keni dëgjuar për Adem Jasharin e

UÇK-në, ai është trimi i Dardanisë

 

Nga vështrim im për pellazgë-ilirinë

të gjithë armiqtë i kemi afër kufirit

duhet të ngritën tallaze si të detit, që

plehu i Olimpit të hiqet e të pastrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat