Diçka mbi artin shkrimit të njohur letrarë ose gazetaresk si filozofi dhe filozofinë si art tek gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Bajram (Gjergj) Kabashi

Kultura

Diçka mbi artin shkrimit të njohur letrarë ose gazetaresk si filozofi dhe filozofinë si art tek gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Bajram (Gjergj) Kabashi

Nga: Agron Shabani Më: 9 prill 2024 Në ora: 12:26
Autori Agron Shabani

Thonë se arti bën të pavdekshëm krijuesin ose artistin, ndërsa krijuesi ose artisti e përjetësojnë artin.

Letërsia është art, arti është filozofi...

Ndaj, vetë krijuesi ose artisti, me artin dhe talentin e tyre, janë filozof. Respektivisht, kundërues, gjurmues, hulumtues, eksplorator, misionar, inxhinier, arkitekt ose zbulues të së bukurës, të së dashurës, të së veçantës (posaçmës), sublimës dhe madhështores që e prekin dhe arrijnë të lartën.

Kështu, dukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i njohur letrar, kulturor, gazetar ose publicistik, buron nga edukimi familjar, atdhetar, vendlindas ose patriotik që krijuesi ose artisti mësojnë që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet e para që marrin në shkollë, kolegj ose universitet, si dhe nga babai, familja dhe farefisi i tyre.

Aty janë edhe serializmi i njohur letrar, kulturor dhe artistik së bashku me melodinë ose 'orkestrenë' magjepëse dhe fascinuese të shkrimeve, strafova ose vargjeve të njohura letrare, kulturore, gazetareske ose publicistike që i bëjnë të përjetshme ose gjithmonë aktuale jetën, veprën dhe personalitetin e gazetarit, analistit, publicistit, krijuesit ose artistit.

Në dorë kam librin e gazetarit, publicistit, patriotit ose intelektualit të mirënjohur shqiptar, Bajram (Gjergj) Kabashit, që më ka dërguar vetë nga metropola norvegjeze, Oslo, para disa viteve, me titullin "Rilindja: perkushtim dhe trishtim".

Libri i zotit Kabashi të ngjan si në galeri ose në një teatër të madh, ku ti si lexues ose vrojtues i shkrimit, artit ose veprave të tij, fascinohesh, mrekullohesh dhe bëhesh mik me to në shikim, lexim ose pamje të parë. Ashtu siç u bën dikur miq fiorentinët dhe romakët me "Mona Lizën" e famshme të Leonardo Da Vinçit ose veprat e shquara të Boçellit, Mikelangjelo Bonarotit, Françesko Petrarkes etj., apo si gjermanët, anglezët, francezët dhe të tjerët me "Faustin" e Göethes, "Emilyèn" e Dideros ose "Mbretin Lir", "Othellon" dhe "Makbethin" e Shekspirit etj. Nejse!

Autorin e librit, personalisht nuk e njoh dhe s'ë kam takuar kurrë në jetë. Me shkrime, vështrime, studime ose analiza të tij, jam takuar shpesh.

Ia njoh nga letrat edhe vëllaun e tij, shkrimtarin, pedagogun dhe publicistin e shquar shqiptar, Sali Kabashin.

Ajo që të bie në sy te librat ose shkrime të ndryshme gazetareske ose publicistike të Bajram (Gjergj) Kabashit, është se ato shtrojnë dhe ngrisin pyetje, teza, sinteza dhe teori të larmishme etike, estetike dhe metaestetike, për t'i thyer dhe xhveshur (lakuriquar) mitet, klishetë, stereotipët, tabutë, dilemat dhe paragjykimet e ndryshme objektive dhe subjektive.

Edhe pse zoti Kabashi si gazetar profesionist shpeshherë punon, bashkëpunon ose penetrojnë edhe me amatorë ose diletantë të ndryshëm, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me fushën e artit, kulturës, letërsisë, publicistikës, gazetarisë analitike etj.

Bajram Kabashi në shkrime të tij ngrit dhe projekton ura, lidhje të reja empirike, evolutive, revolucionare, etike dhe metaestetike, simbole, diagrame, epigrame, metagrame, pentagrame, figura, mesazhe, metafora, adiafora, mite, epose, legjenda, elegji, antologji, apori, alegori, apologji, analogji dhe teza të shkëlqyera fetare, letrare, kulturore, poetike, shkrimore, analitike, gazetareske ose publicistike, për të ndërtuar sinteza dhe teori të larta, sublime dhe relevante që i bëjnë nderim dhe një celebrim të posaçëm artit, kulturës, letërsisë, gazetarisë ose publicistikës së përgjithshme shqiptare etj.Ai ndërton diagrame, epigrame, metagrame dhe pentagrame të shquara letrare, kulturore, gazetareske ose publicistike, për t'i kthyer lexuesit ose auditoriumin (opinionin) e gjërë shqiptar kah brendia, vetvetja, autenticiteti, spontaneiteti, individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre, sepse fund të fundit, rruga e artit të shkruar letrar, gazetaresk ose publicistikë, është rruga më sublime dhe relevante drejt njohjes dhe kuptimit të botës, shpirtit, intimitetit dhe autenticitetit të paprekshëm dhe të pavdekshëm të një populli ose kombi të tërë.

Aristoteli me të drejtë atëbotë i quajti prozën dhe poezinë si histori dhe filozofi në miniaturë, ndërsa historinë dhe filozofinë si prozë ose poezi në magjistraturë.

Shkrimtari, gazetari, analisti, publicisti, krijuesi ose artisti, në radhë të parë janë estetë ose filozof që e bëjnë puçjen (bashkimin) dhe unifikimin e të bukurës me të dashurën, të dashurën me hyjnoren ose profetiken, si dhe të veçantën e tyre krijuese ose artistike më të përbashkëtën e kombit dhe atdheut të tyre përkatës ose respektiv në kuptimin e artit si filozofi, filozofisë si art dhe jetës së njohur krijuese ose artistike si art dhe filozofi.

Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator.

Kultura është fryt i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është fryt dhe konstruksion historik i shoqërisë njerëzore (qytetare), kulturore ose politike.

Për më tepër, teoritë dhe energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës së lartë letrare, shkencore ose akademike, gjejnë mbështetje në kapitullin që flet për 'industrinë kulturore' - përballë një mish-mashi ose "korpusi" fragmentesh ose antivlerash të ndryshme, pa asnjë lidhje empirike, organike, etike ose metaestetike me njëra-tjetrën, dhe të cilat nuk mund të kuptohen dhe perceptohen ndryshe, pos si një tërësi boshe ose të rreme, pa sens dhe pa kuptim. Sidomos aty ku lexuesit ose auditori i gjërë letrar ose kulturor janë të dënuar ose programuar të shohin dhe pranojnë vetëm një "shfaqje" ose “kotësi hapësinore dhe teatrale" - gjithmonë të njëjtë ose identike me "industrinë e lartë" borxheze, skllavopronare, feudale, pushtetmbajtëse ose politike.

Shkrimtari, poeti, krijuesi, artisti, gazetari, analisti ose publicisti lucid, subtil, akribik, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar ose superlativ, janë instanca ose institucione të larta morale, kulturore, shkencore, profesionale, intelektuale, mendore ose inteligjente... Ata janë arketype ose shembuj konkretë, autentikë, sublimë dhe relevante, të cilët me artin, shkrimin, talentin ose narracionin e tyre, e kanë për qëllim ose mision rikthimin e tërësisë së mendimit racional dhe kritik në një institucion relevant dhe kompetent, gjë që e bën të mundur përthithjen dhe artikulimin e vlerave të larta shkencore, intelektuale, letrare, kulturore dhe patriotike në nivelin ose piedestalin e merituar. Duke i përjetësuar edhe ata që ranë për të mos vdekur kurrë.

"Shkrimtarët dhe ushtarët, janë gjithmonë pranë tokës", tha dikur Dr. Ibrahim Rugova në stilin dhe cilësinë e një esteti, kulturorgu dhe intelektuali të lartë shqiptar, duke e pasur parasysh "letërsinë revolucionare" në Francë, SHBA-së etj.

Ndryshe nga kjo, në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gnoseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kështu me radhë: Estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, më eksplorative dhe më fisnike e filozofisë.

E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetikët ose filozofët gjermanë dhe ata francez në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi të bukurën), mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relanatën ose madhështoren.Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushtet ose rrethanat e gjithëpërfshira mbi konceptet dhe perceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, humane, lineare, lukrative, floruese, identifikuese, sinjalizuese, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme.

Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe edukatës së gjithëpërfshirë etike dhe estetike, janë pushteti moral i njeriut mbi vetveten dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të tij.

Kjo për faktin se emancipimi dhe edukata estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriut, popullit (kombit), etnisë, shtetit, pushtetit, shoqërisë, artit, kulturës, letërsisë, gazetarisë, publicistikës, arsimit, shkencës, teknologjisë, industrisë etj.

"Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë." (Immanuel Kant)

Kështu, sipas estetikës, në art çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë) dhe hyjnores ose profetikes që janë absolute, të përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore.

Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij e brendshme dhe e jashtme.

Edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë, sesa koncepti mbi edukaten artistike. Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor, gazetaresk, publicistik etj., ndërsa edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi, në natyrë, në jetën familjare, shoqërore ose politike, në çdo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psikologjike, intelektuale, kulturore, profesionale etj.

Për të njohur dhe kuptuar vlerën estetike, ose për të pasur shijen dhe njohuritë e gjithëpërfshira ose elementare për të bukurën, duhet të posedoni dhe kultivoni në vazhdimësi një sërë afinitetesh ose aftësishë elementare: aftësinë për të perceptuar, aftësinë për të nuhatur, shijuar dhe përjetuar, aftësinë për të vlerësuar dhe cilësuar, si dhe aftësinë për të krijuar dhe projektuar të bukurën në art etj.

Këto parime ose premisa të njohura metaestetike në substancën e tyre përmbajnë nocionin dhe kuptimin e idesë së përgjithshme mbi të bukurën.

Pa këto parime, premisa ose postulime të njohura estetike ose metaestetike, njeriu, në rastin konkret krijuesi ose artisti, nuk ka as sy, as vesh, as shpirt, as ndjenja, as emocione, as ide, ideale ose vizione të ndryshme mbi të bukurën në natyrë, apo në jetën e përditshme.

Akceptimi, perceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave të njohura letare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike në përgjithësi, bëhen përmes intelektit të njohur të krijuesit ose artistit, kurse përjetimi i artit bëhet vetëm përmes ndjenjave, shpirtit dhe emocioneve.

Arti është i dedikuar vetëm për anën shpirtërore ose emocionale të individit dhe kolektivitetit. Dhe, jo për stisje, rimime, kamuflime, valorizime, glorifikime, amputime, ambalazhime, relativizime, promovime, imponime, komercializime, fosilizime, instrumentalizime ose çfarëdo orientimi të ndryshëm "pseudoartistik" dhe "antiprofesional" që janë jashtë natyrës dhe karakterit të artit si filozofi dhe filozofisë si art.

"Në dashuri dhe bukuri jemi lindur ose krijuar dhe vetëm në bukuri dhe dashuri do të rritemi dhe shkëlqejmë." (Schieler)

Këto parime ose komponente të rëndësishme edukimi ose edukate, në radhë të parë trajtojnë raportin e njohur në mes jetës dhe të bukurës në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi.

Sipas Dr. Ibrahim Rugovës dhe estetikës së përgjithshme, "Çdo njeri është një homo-estetikus." Kjo shprehje do të thotë se çdo individ ka një potencial të brendshëm për të kuptuar, shijuar dhe krijuar bukurinë nëpërmjet artit dhe përjetimeve estetike. Arti dhe bukuria janë qëndrueshëm pjesë e jetës së njeriut dhe janë vlerësuar si thelbi i eksperiencës njerëzore.

Bukuria nuk është vetëm një koncept subjektiv, por është një kriter qenësor për të vlerësuar dhe kuptuar marëdhëniet njerëzore, dukuritë sociale, proceset politike, kulturat, fenomenet natyrore dhe më shumë. Kjo sugjeron se interesimi për bukurinë është një nevojë e thellë e njeriut dhe një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit individual dhe shoqëror.

Estetika, si shkencë ose disiplinë filozofike, merret me studimin dhe analizën e bukurisë dhe artit në mënyra të ndryshme. Ajo përfshin shqyrtimin e shijeve, teknikave, praktikave dhe teorisë së bukurisë për të kuptuar thelbin dhe rëndësinë e saj në kontekstin njerëzor.

Aristoteli e ka parë estetikën si filozofinë e artit, duke e quajtur atë jo vetëm shkencë mbi artin, por edhe filozofi të tij. Kjo reflekton thelbin dhe kompleksitetin e një shkence që synon të kuptojë natyrën e artit dhe bukurisë në mënyra të thella dhe të përsosura.

Siegmuind Freud gjithashtu shqyrton marrëdhënien midis artit dhe psikologjisë, duke sugjeruar se arti është një shfaqje e përgjithshme e emocioneve dhe përvojave njerëzore. Kjo tregon se arti ka një dimension të thellë psikologjik dhe emocional që shprehet nëpërmjet krijimeve artistike.

Në përgjithësi, arti dhe filozofia janë dy mënyra të ndryshme për të kuptuar botën dhe jetën njerëzore. Arti trajton thelbin dhe përvojat e individit nëpërmjet ekspresionit kreativ, ndërsa filozofia hulumton ide dhe koncepte të përgjithshme që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe natyrën e njeriut. Së bashku, arti dhe filozofia ofrojnë një pasqyrë të pasur të eksperiencës njerëzore dhe kontribuojnë në zgjerimin e kuptimit tonë për botën.Estetika lidhet ngushtë me artin dhe të bukurën, duke reflektuar ndjenjat, shpirtin dhe përjetimet objektive dhe subjektive të njeriut në lidhje me gjërat që janë të bukura. Ndërgjegja estetike përfshin ndërgjegjen morale dhe humaniste dhe ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe individual.

Studimet sociopsikologjike kanë konstatuar se arti bën njerëzit më të ndjeshëm, më të butë, dhe më të prirur drejt sjelljeve sociale dhe humane. Arti ka fuqinë për të ndryshuar perceptimet dhe sjelljet e njerëzve, duke i bërë ata më të përfshirë dhe më pak egoistë.

Edukata estetike përmban një mjet të fuqishëm komunikimi emocional dhe shpirtëror dhe është thelbi i organizmit të jetës së njeriut. Në artin krijues, aftësia për të universalizuar dhe globalizuar konceptet dhe vlerat shkencore dhe humane është thelbi i shprehjes së artistit.

Etika dhe estetika e larta duhet të jenë universale për të patur një impakt të gjerë dhe të ndikojnë në zhvillimin shoqëror dhe individual. Nëpërmjet ndjenjave për të bukurën, njerëzit mund të neutralizojnë instiktet e tyre negative dhe të zhvillojnë një qëndrim më pozitiv ndaj jetës.

Bukuria, në të gjitha format e saj, është burim i gjërave pozitive dhe të çmuara, duke përfshirë bukurinë morale, shpirtërore, profesionale, dhe intelektuale. Arti dhe krijuesit e tij, si Bajram (Gjergj) Kabashi, përfaqësojnë vlerat e kësaj bukurie nëpërmjet krijimeve dhe shprehjeve të tyre artistike.

Jeronim de Radë, duke e shprehur qëndrimin e tij për bukurinë, e sheh atë si burim i gjithçkaje të çmuar dhe pozitive në jetë. Bukuria manifestohet në shumë forma dhe aspekte të ndryshme, duke përfshirë aspektet morale, shpirtërore, profesionale, intelektuale, dhe të tjera. Kjo përshtatet edhe me përkufizimin e bukurisë si një koncept i gjerë dhe i përgjithshëm, i cili shprehet në mënyra të ndryshme në shumë fusha të jetës.

Për më tepër, në sfera si feja, politika, dhe diplomacia, komunikimi është thelbësor për të arritur të kuptohemi dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, një ide, ose një koncept, dhe kjo është e rëndësishme në ndërtimin e dialogut dhe komunikimit mes njerëzve dhe shoqërive.

Megjithatë, ka raste kur marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, dhe komunikimit mund të jetë e konfliktuar ose kontradiktore. Këtu, specialistët e shumë fushave si filozofia, sociologjia, psikologjia, dhe politologjia ndërhyjnë për të analizuar dhe vlerësuar situatat, duke shprehur mendime dhe analiza që ndihmojnë në kuptimin e tyre më të thellë.

Stili i kritikës dhe shqyrtimit të mendimeve dhe veprimeve të politikanëve dhe diplomatëve është një traditë e vjetër në botën e filozofisë dhe shkencave shoqërore. Shumë mendimtarë të shquar kanë analizuar veprimet e politikanëve dhe kanë shprehur mendime dhe kritika që kanë ndikuar në debatin publik dhe në zhvillimin e politikave të ndryshme.

Përmes këtyre analizave dhe kritikave, një pjesë e rëndësishme e shkencave shoqërore përpiqen të sjellin dritë mbi sjelljet dhe politikat, duke kontribuar në një kuptim më të thellë të dinamikave shoqërore dhe politike. Shpresojmë që krijues si Bajram (Gjergj) Kabashi të vazhdojnë të shprehin mendime dhe krijime të frytshme në fushën e tyre, duke kontribuar në diskursin intelektual dhe artistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat