Fëmijëve Ukrainas

Kultura

Fëmijëve Ukrainas

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:27
Autori Adem Bytyçi

Çdo mëngjes

Dhe mbrëmje

Ndihen të trishtuar

Fëmijët ukrainas

Nga bombardimet ruse

T ‘një regjimi fashist

Që masakron pa mëshirë

Fëmijë, gra e pleq

Që jetonin n ‘tokën e tyre

Pa i bërë as kujt keq.

Një regjim

Që justifikon

Krimet makabre

Ndaj një populli tjetër

Siç është regjimi

Aktual rus

Nuk mund t ‘këtë

Tjetër emër

Përveçse

Regjim gjakpirës

Barbar dhe fashist.

Regjimin aktual rus

N ‘krye me Putinin shpirtlig

Përpjekja për t'i arsyetuar

Krimet monstruoze

Kundër popullit ukrainas

E bëjnë njërin ndër regjimet

Më t ‘urryer

Dhe më anti njerëzor n ‘Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat