Një monografi e shkruar me lëkurën e qëndresës dibrane

Kultura

Një monografi e shkruar me lëkurën e qëndresës dibrane

Nga: Dukagjin Hata Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:35
Hysen Dervishi

Hysen Dervishi është një emër i njohur në fushën e letrave, me botimet e tij letrare, monografitë historike dhe sagat poetike fishtiane, që i përkushtohen botës dibrane, bëmave dhe figurave të kësaj bote, por dhe me kërkimet e tij përkushtuese e shteruese në fushën e mendimit dibran e shqiptar, ide, qasje, shqyrtime historiko-analitike dhe investigime, që në komplesk e krijojnë dhe dimensionojnë të plotë një vepër krijuese, që tenton të konfigurojë një areal të mbetur deri dje në hije të të vërtetave të thëna nën zë, por që tashmë përcillen nën një projeksion dhe optikë të re pasqyrimi.

Shkrimtari, dramaturgu, poeti dhe kulturologu Hysen Dervishi, një nga kërkuesit më të pasionuar të psikologjisë dhe shpirtit dibran, në të gjitha veprat e tij i është drejtuar vetëdijes kolektive të një populli me rrënjë të ngulura thellë në histori, i cili e shkroi sagën e fiseve krenare e të panënshtruara ndaj të huajve, në lëvoren e pemës vigane të kujtesës sonë kombëtare.

Në librat e Hysen Dervishit shpaloset saga epike e Dibrës, burrat me emër të kësaj treve historike, që nga personazhet emblematikë të luftërave antiturke, antiserbe, gjer tek modelet e rezistencës antifashiste në valët e Luftës së Dytë Botërore, pa përjashtuar hapësirën mjaft të trazuar të gjysëmshekullit të kohës së socializmit, ku parakalojnë emra të shquar të historisë dibrane, ushtarakë, komandantë legjendarë, politikanë mendjehollë, prijës popullorë, gjeneralë, misionarë pajtimi, modele jete, që janë ngritur mbi sinoret e të zakonshmes, duke u bërë mishërues të vlerave në epokat e tyre.

Këto pamje, sa filmike aq dhe meditative e analitike të historisë së Dibrës, I shohim të përcjella bukur dhe në librin e fundi të Hysen Dervishit, ku rishtas pena e autorit sjell valët e qëndresës dibrane dhe jehonën e bëmave të burrave të shquar të kësaj krahine.

Kur mbaron së lexuari librin “Luftëtari i lirisë”-kushtuar luftëtarit dhe patriotit dibran Rrahman Avdi Devishi, të autorit Hysen Dervishi, mund të thuash pa asnjë mëdyshje, se ky është ndër librat më të mirë të tij dhe një arritje e në botimet e monografive letrare të shkruara këto vitet e fundit.

Është një libër i shkruar me sqimë dhe elegancë, me një arkiv të pasur ngjarjesh dhe personazhesh, me një stil emocional, ku gërshetohen fakti e dokumenti historik me përshkrimet m,bresëlënëse dhe investigimin e hollë të autorit.

Në këtë libër, autori i shmanget shkrimit bardhë e zi të historisë, siç vihet re në shumë monografi, që bëjnë objekt pasqurimi ngjarje dhe individë të së kaluarës së afërt; përkundrazi, Hysen Dervishi përcjell me ngjyra të ndezura pamjet e koklavitura të ngjarjeve të kohëve të vështira, ku enden Rrahman Avdi Detrvishi dhe bashkëluftëtarët e tij, në kërkim të përmbushjes së devizës së tyre shoqërore, në një kohë keqkuptimesh dhe paragjykimesh frenetike. Hysen Dervishi, duke ruajtur epiqendrën e tij rrëfimtare, përcjelljen sa më të detajuar të protagonistit të tij, Rrahman Avdi Dervishi, shkruan njëherësh për sagën dibrane, që nga koha e Motit të Madh e në vijim, duke renditur të gjithë burrat e dheut dibranë, që vunë gurë kilometrikë në kujtesën e Dibrës dhe të Shqiptarisë. Që nga kryeikona e qëndresës dibrane, shqiptare dhe evropiane Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tek Qemal Ataturku, Ahmet Zogu, Iliaz Pashë Dibra, Elez Isufi, Sufë Xhelili, Dine Hoxha, Tafë Kaziu, Haki Stërmilli, Haxhi Lleshi, Ahmet Cami, etj. etj, përmes detajeve të holla dhe të gjetura jepet dimensioni atdhetar, kulturor, shpirtëror dhe artistik i këtyre figurave, që secili më vete dhe të gjithë së bashku përbëjnë majën e lartë të krenarisë dibrane dhe shqiptare.

nga ligata e një mendimi historik të vjetër e të pluhurosur nga dogmatizmi dhe steriotipet, po ndodh me shumë vështirësi, por po ndodh dhe kjo është meritë e autorëve që kanë guxuar të dalin nga unitarizmi i agjitpropit, duke tentuar të hapin atë Kuti Pandore, që ruhej me fanatizëm nga elita e vetëshpallur dhe ekskatedra.

Kohët e fundit, autori Hysen Dervishi i ka dhuruar lexuesit disa libra të veçantë, shkruar si të thuash “me lëkurë”, që kanë në fokus të tyre Dibrën dhe dibranët, histori që vijnë nga honet e të shkuarës me batica e zbatica, më ulje dhe ngritje, me mjegull e keqkuptim, si një ftesë për reflektim ndaj këtyre të ndodhurave,

Hysen Dervishi përcjell te lexuesi një sagë impresionuese, që kohët e pakoha e kanë mbuluar me pluhur dhe e kanë deformuar, në epiqendër të së cilës është një atdhetar, një individ i aksionit kombetar për liri e dinjitet shoqeror. Histori te tilla, të mbetura nën rrënoja të paragjykimit kolektiv, kanë qenë të zakonshme në atë epokë deliri dhe krimi, por të pazakontë e bën pena e mprehtë e autorit, që di të depërtojë në palcën e të ndodhurës dhe të bëjë një autopsi filozofike dhe psikanalitike të rrethaneve në të cilat mplekset dhe vepron protagonisti i librit të tij. Sfondi psikosocial dhe politik në të cilin shfaqet ky protagonist, përballjet me mekanizmat e ferrit të të gjallëve dhe të të vdekurve, jepet nga Dervishi me nje diagramë emocionale të fortë dhe mbresëlënëse. Historine e fisit dhe derës së Dervisheve dhe te figurave atdhetate të saj, autori e sheh të lidhur ngushtë me historinë e Lukanit, me historinë e Katër Grykëve, me historinë e Dibrës dhe me shenjat që lanë në shtigje kohe emblemat e qëndresës dibrane e shqiptare.

Në këtë shtrat narrativ mbresëlënës, lindi dhe u rrit Rrahman Dervishi, udhëtimi i të cilit në kohën e tij, siç rrëfen me detaje të holla autiori, është udhëtim i një njeriu që e lartëson dhe fisnikëron atë, duke e mbështjellë me velin e idealistit e progresistit model.

Hysen Dervishi e shpërfaq rrëfimin në dy rrafshe, në rrafshin sinkronik dhe atë diakronik, duke shkrirë në një detajet dhe mendimin historik, në një vijë herë lineare e herë vertikale te pandërprerë, qe pershkojnë kohëhapësirën e ngjarjeve dhe figurave që bën objekt pasqyrimi. Figurën e protagonstit të tij, e vështron në shtrirjen gjithëkohore të figurave historike te Dibrës, në atë substrakt historik te lekurës së genit dibran, ku u shkrua në shekuj e mijëvjeçarë epika heroike e breznive te pathyeshme, në mbrojtje të vlerave të shqiptarisë.

Në këtë libër ngjarjet here ndjekin e here parakalojne njera tjetren, duke na sjell me nje gjuhe te ngjeshur e stil te zhdervjellet akuarele historike qe te mbeten ne kujtese. Vizatimi qe autori i ben portretit te protagonistit te librit te tij eshte i detajuar imet, me pershkrime te gjalla e mbreselenese qe tr mbrten ne mendje edhe per nje kohe te gjate pas kthimit te faqes se fundit te kesaj monografie. Dervishi e nderton rrefimin dhe investigimin e tij analitik ne forme mozaiku, duke zbuluar pjese pjese te vertetat qe e shtyjne drejt relizates se qasjeve, ideve dhe kauzave, te cilat perbejne arealin e kerkimeve te tij ne morine e fakteve dhe rrethanave qe ben objekt shqyrtimi. Dera e Dervisheve ku lindi dhe u rrit Rrahmani mbartete jehonen e lufterave qendrestare te gjithekohshme ku qene perkundur Kater Gryket, Dibra e shqiptaria e kjo jehone vigane do ta perkundete ne djep bashke me ninullat femijnore, duke paradestinuar fatin e tij ne ate hise toke e qielli ku kane kaluar mbreter, perandore, diplomate e udhetare te shquar, ushtri ne ikje e pushtues qe kane lene kockat atyre aneve. Autori di ta rivleresoje e ta rikonfiguroj in gjithe kete thagme historike mbreselenese duke nxjerre ne pah vazhdimesine e sages epike qe u shkrua ne cdo lis e gur dhe u be pjese e identitetit gjenetik te njeriut te maleve tona.

Në këtë ndërthurje kohësh, ngjarjesh dhe figurash, e vendos autori protagonistin e tij, pasuesin e një dere historike, që rrok armët e del malit për liri, në valët e Luftës Antifshaiste Nacionalçlirimtare, duke provuar të gjitha sfidat dhe dallgët e një jete të keqkputuar nga klanet e një kohe të pakohë.

Si një njohës virtuoz i psikolgjisë së thellësive dibrane, i historisë dibrane dhe individëve që me bëmat e tyre atdhetare kanë bërë epokë dhe janë identifikuar me pjesën më vezulluese dhe më të ndritshme të vlerave gjithëkohore të shqiptarisë, autori na jep një gamë të gjërë e të larmishme pamjesh dhe reflektimesh, ngjarjesh dhe personazhesh, që janë bërë njësh me kohën e tyre, si interpretë të së drejtës zakonore dhe shpirtit kolektiv të një treve të njohur për besë e mençuri, guxim e trimëri, e cila ka qenë në të gjitha kohët në ballë të aksionit kombëtar për liri dhe dinjitet shoqëror. Në këtë areal Rrahman Devishi ka vendin e tij, lidhjet e tij me kohën dhe bashkëkohësin dhe mesazhimet që përcjell ndër breza një jetë e jetuar me dashuri e dinjitet.

Libra të tillë janë të nevojshëm dhe duhet të shkruhen nga autorë seriozë si Dervishi, sa kohë që historia jonë ende nuk është rishkruar siç duhet dhe sa kohë që ekskatedra vazhdon të na ushqejë me pilulat e agjitpropit të helmatisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat