Duart e mallkimit

Kultura

Duart e mallkimit

Nga: Dedë Preqi Më: 10 prill 2024 Në ora: 09:09
Dedë Preqi

Dielli im i vogël

Si halë në sy,

Rri varë në sqepin

E korbave të zi.

Jemi t’parët

Në këtë truall

Afër valëve,

Ku s’pushojnë

Murlanet kurrë.

Hej! përtej

Hesht njëherë,

I ngjanë hijes

Së trembur

Dhe fantazmës

Së çmendur,

Me ato duar

Të përlyera

Me gjak e vrerë

Deri në llërë.

Mos, të lutëm

Mos luaj lojën

E diellit në sy,

As me shkëmbin

E këtyre trojeve

Për lakmi,

Se do na tremben

Rrugët e kujtimit

Dhe do të qelbët hija

E duave të mallkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat