Për shumë jetë “Fitër Bajramin”

Kultura

Për shumë jetë “Fitër Bajramin”

Nga: Kalosh Çeliku Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:19
Kalosh Çeliku

Ehu, e pabesueshme! Më në fund, me shtruarjen e sofrës të “iftarit hallall” në Tiranë, edhe Edi Rama - Kryeminstri i Shqipërisë u bë “musliman”?! Duartrokitje. Binu durve si shqiptarë! Burri botës, na e uroi “Fitër Bajramin” si shqiptarë “musliman”. E shtroi një sofër “iftari muslimane” mes Tirane. Përinat, të dy kandidëtëve presidentë të ardhshëm “muslimanë” shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në Shkupin Historik të Dervish Carës me sofrën e tyre të “iftareve” nëpër sokaqet e “Bit - Pazarit”. Edhe, Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ende në gjendje lufte për Liri. Vetëmse, nuk e dimë për çfarë interesi këto politikanë i shtrojnë këto sofra “iftari” në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Në ineters të popullit shqiptar, apo për poste partiake dhe pasuri personale e familjare?! E luftojnë korrupsionin me debate para kamerave televizive, duke i blerë votat me sofra të “iftareve”.

Restoranti, plotë e përplotë me “hallall” mbi tavolina, në foltore doli ballëlartë Kryeministri Edi Rama para kamerave televizive me “iftar” partiak me sofra “muslimane”. Jo, se ai e do Fenë Islame, por e do pushtetin deri në vdekje. I kanë humbur si politikanë të arratisur dhe dalldisur të gjitha armët politike e fetare. Dhe, si politikanë u kanë mbetur edhe armët e fundit fetare të Fesë Islame “iftaret”. Pavetëdije, se: në Evropë, dhe Botë shkohet me arsim dhe kulturë. Jo, me Fe Islame. Dhe, krishtere.

Papritmas, ma kujton sipas traditës familjare kërçovare një Thënje të Nanës time Plakë me prejardhje nga një familje hoxhallarësh me autoritet asaj kohe në sistemin komunist jugosllav i dajallarve nga fshati Zajaz, i Kërçovës. Që, ma thoshte shpesh, edhe para syve të Babait: Bir, kur erdha unë tek ju në këtë familje si Nuse, gjatë muajit të “Ramazanit” shkova ta zgjoj Babain tuaj për “syfyr” nga shtrati. Papritmas, përgjumshëm e rrëmbeu pushkën, dhe e shkrepi: hapi tyme - flakë. Bythekrye, mezi shpëtova në çardak. I them: pse bre burrë, përpak desh më vrave?! E dini, si m’u përgjigjë: ma ke prish gjumin. Nuk ishte “musliman”.

Nuk e dija se, janë familje bektashish. Kaçakësh të maleve. Ai, gjithë jetën “nagëntin”, dhe “hanxharin” i mbante nën jastëk. Pushkën varë mbi kokë në shtrat. “Kashikarat” e serbit, dhe mollët e kuqe të italjanit, në xhepat e strukes pas dere. Edhe, ky sot: Edi Rama është bërë “musliman”, thash me vete?! Ai, nuk përgjigjeshte para Nanës, vetëm e ulte kokën pranë oxhakut që ndizej me flakë, në heshtje me xixa mbi çati. Dhe, “nagëntin” në brez.

Edhe, unë si fëmij për çdo vit, Nanës të familjes hoxhallarëve ia uroja “Bajramin”. Shkaku, se: vetëm ajo në familjen tonë mbante “Ramazan”. Edhe, kur vinte Dita e “Bajramit” e përgëzoja: Nanë, përshumjetë “Bajramin”! Ajo më përgjigjej, dhe më përqafonte: Unë, “Ramazanin”! E, ti “Bajramin”.

E kuptova porosinë e saj si Nanë historike e familjeve të hoxhallarëve të Zajazit. Ajo e mbante “Ramzanin”. E, Unë” edhe sotekësajdite ‘”Bajramin”...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat