Rrezja e përdhunuar

Kultura

Rrezja e përdhunuar

Nga: Feti Tunuzliu Më: 12 prill 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një femre të re -

i hyri makthi deri në palcë pa u fsheh     

- mos do i bëhet banditëve pre,  

Shëndeti seksual e reproduktiv - i  bien këmbanës së rrezikut.

Buzëqeshja rinore – shuhet  prej panikut!

Të vetmës grua në këtë shtëpi fshati

që lumturohej se po i rriste fëmijtë e vet me shumë dashuri,                        

nga  skena  trishtuese – trupi n’vend iu ngri:  

njëri prej t’katërve, i armatosur deri n’dhëmbë,

sapo zbriti n’oborr nga xhipi si futa i zi

u vërsul si qen i tërbuar – këtë femër n’dorë me shti.

Iu ngjit posi ushunjëz teksa n’heshtje ogurzezë

po vështronte n’ethe të dërmuara dhe neveritur,

lëvizjet e çakorduara të hijenave të llahtarisur,       

mbi barin e gjelbër dhe lulet verorë.

Sapo rezistoi - njëri e zvarriti të lemerisur deri te makina,

i dyti – mbërtheu forcërisht dhe e futi n’kabinë nga shpina,

i treti - ia puthiti n’ball grykën e alltisë,

i katërti - zbrazi përpjetë pushkën duke krisë.

Shfaqja rrënqethëse që shpërndante tmerr e urrejtje

vijoi edhe brenda makinës:

me gjuhën e sulmuesëve - viktima po kanosej,  

me gjeste e veprime - po ngacmohej,

me armë e bajoneta - po lëndohej,  

me shpulla e grushta - po provohej.  

O, po detyrohej edhe t’gëlltitë raki -

sikundër dhunëtarëve që u bënte vaki.

Këto pamje po shtriheshin përpara syve

të burrit, fëmijëve, kunatit e të tjerë …

me ngashërim  e dhembshurie të thellë.  

E në njerën dhomë të shtëpisë së fqinjit -

të mallkuarit  ia hoqën rrobat viktimës së strukur,

e lanë trupin zbuluar fare - pa rroba hiq,

siç e kishte lindur nëna lakuriq !

Sakaq nisën vallen e sadizmit të shfrenuar

dhe histerisë së llastuar.

Epshet e ndezura të sulmuesëve përdhunues

herë me britma ngazëllyes,

herë me ekzaltime torturues,

kënaqen me  dhembje, vuajtje,  mundime, … 

me të hidhura përjetime.  

Ndërsa viktima po lëngonte nga dhuna - e s’gjente prehje

po humbte ngadal edhe kontrollin - nga një dehje.

Gjatë kësaj skëterre traumatike

kush mund të priste nga viktima befasi taktike

e cila e shpëtoi  tutje nga historia dramatike !

E sot, i është lidh jeta nyjë viktimës -

të mbijetuarës së dhunës seksuale të luftës.

Kjo nënë  që e pa kiametin me sytë e vet,

sot është pa dritën e njërit sy e me diabet, …

prej që e ka marrë për keq ky shëndet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat