Armiku historik

Kultura

Armiku historik

Nga: Kalosh Çeliku Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:51
Kalosh Çeliku

Asimilimi i shqiptarve ka zgjatur mbi pesqind vite me radhë, gjatë pushtimit të Perandorisë osmane. Dihet, me poste politike dhe pasuri: bejlerë, agallarë dhe pashallarë. Ose, edhe me dhunë. Luftë shekullore. “Vëllezërit”, tanë turq dhe serb, Sot: edhe, “maqedonas” na kanë mbajtur në robëri me shekuj përmes Fesë Islame edhe me “vojvoda”. Pak më vonë, pas Luftës Dytë Botërore edhe sistemi komunist jugsllav i “vëllazërim – bashkimit” me poste politike: kryetarë shteti, kryeministra, ministra, dhe deputetë të popullit. Edhe, me kryetarë të shteit jugosllav, pas vdekjes të shokut Tito (Sinan Hasani).

Përderisa, Dje: na pushtonin me luftë, sot në “Demokraci” na poshtojnë me Fe Islame, dhe xhami me dy e katër minare. Hoxhallarë, dhe festa fetare. Poashtu, me kryetarë të partive politike shqiptare: kryeministra, deputetë, kryetarë të Kuvendit, ministra të arsimit dhe kulturës. Kohën e fundit, pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, e presim edhe presidentin shqiptar?!

Vetëm, hidhni një sy ecurisë për krijimin e një Shteti Etnik Shqiptar. Feja Islame, dhe politika për pushtet e pasuri ka qenë ajo historikisht, që i ka përçarë shqiptarët me shekuj. I përçanë edhe Sot. Jorastësisht, asaj kohe Vaso Pashë Shkodrani e ngriti zërin me thirrje: Feja e shqiptarit, është Shqiptaria”. Partitë politike, e kanë politizuar arsimin, e kanë politizuar edhe kulturën. Themelet e një shteti shqiptar, Sot, e kanë politizuar edhe Fenë Islame. Ende, nëpër minaret e xhamive me flamurin me gjysmë hënë, pa flamurin shiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare. Shpalljen e Xhamisë Shqiptare.

Fëmijët e sotshëm, nuk lindin si Dje në shtëpi, lëmë, livadhe, ara... Mrize të Zanave... Apo, male. Ose, siç më rrëfente mua Nana, se: më ka lindur duke korrë grurin me Babain në arë. Vetëm, është larguar nga babai, pas një mullari me duaj më ka lindur mua si djalë. Dhe, me mua bebe më dorëzon në duart e Babait. I cili, e nxjerrë “nagëntin” nga brezi, dhe e shkrep në mes të fushës me të korra për në Dimër.

Foshnjet e Ditës Sotshëme, lindin nëpër spitale me përkujdesje mjeksore. Por, nuk përkunden nëpër djepa me ninula dhe shqiponjën dykrenare mbi kokë. Ndonjëri lindë, dhe përkundet edhe me gjysmëhënë. Nuk pinë tambël gjiri nëne, por tëmbël lope koperative me biberonë. As me përralla të gjysheve. Padashtas, lindin para televizorit, telefonave celularë. Nuk kanë pasur kopshte të fëmijëve. Lojëra me thasë të fabrikave si në Ditën e Sotshme. As kopshte të fëmijëve. Shkolla në gjuhën shqipe. Aqmëpak, libra për fëmijë.

Sot, fëmijët shqiptar i edukon rruga dhe hoxha në xhami. Jo, shkolla. Libri. Ose, biblioteka. Fatkeqësisht, as prindërit dhe mësuesit. Shkolla i ka hudhur në rrugë në mëshirën e politikanëve. Që, e kanë shkatërruar arsimin nën nivelin e sistemit komunist jugosllav. Larg nivelit të atij sistemi shovenist me arritje arsimore plotë probleme pedagogjike.

Shqiptarët, historikisht kanë vdekur edhe për bukën e gojës, por nuk kanë dalë në rrugë si lypës. Sot, i ke rrugëve fëmijë, gra e burra si lypës. Edhe, atë: përderisa, kanë plotë shoqata “humanitare” fetare: “El Hilall”, “Kalliri i mirësisë”, dhe “Kandila të Bajramit”. “Iftare”, e paketa me ushqime, duke ua rrasur barkun skamnorëve vetëm me ushqim, por jo edhe trurin me dije. E, nuk kanë për fëmijët Tekste dhe lektyra shkollore. Panaire të librit?!

Përçudi, Sot i kemi fëmijët tanë rrugëve, duke shkuar grupe - grupe, shtëpi më shtëpi për “Bajram” të lypin dhurata, dhe në vend të bombonave lypin dhe u gëzohen parave. Jo, në shkollë. As, në librari. Aqmëpak në Bibliotekë. Faji, dihet është: i prindërve dhe mësuesve, që profesionin sot ua kanë vjedhur hoxhallarët me këmbët dhe trutë në legen. Dhe, na e japin falas virusin e Fesë Islame. Në vend të poezive, “Ilahitë”. Festën e “Bajramit”. Që, Sot: është Fabrika e prodhimit të lypsëve në Trojet Etnike të Atdheut.

Armikun historik të popullit shqiptar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat