Shtegtare

Kultura

Shtegtare

Nga: Vjollca Aliu Më: 13 prill 2024 Në ora: 15:14
Vjollca Aliu

E shtrëngova hënën me dy duar

Në gjoks ndjeva një sëmbim

Çela sytë, u ndjeva e humbur

Në gjumë më ngrohu ai përqafim.

Preka telin e kitares

Zemra ime s'nxori zë

Sikur flutur po ikja tutje 

Ti më thoje: nuk të lë!

Piva ujë në Adriatik

Me hov shqiponje fluturova

Pranë Rozafës në kala

Mallin e zemrës aty e shova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat