Me një buzagaz dhe me shumë dashamirësi

Kultura

Me një buzagaz dhe me shumë dashamirësi

Nga: Baki Ymeri Më: 14 prill 2024 Në ora: 09:15
Faridin Tafallari

11 Prilli i vitit 1985 ishte dita kur ndërroj jetë i Madhi Enver Hoxha!...Kam pasur fatin ta takoj këtë udhëheqës të paharruar, ku në këtë takim aq të ëndërruar e të dëshiruar për mua, më shoqëronte Fiqri Haxhiu, i cili më prezantoj, duke thënë se, kush isha, nga isha dhe ku banoja (në Gjermani)…Enver Hoxha, në ato ditë, meqënëse ishte i sëmurë, kishte shkuar për të pushuar në Vlorë, në një vilë buzë detit Jon... Pas prezantimit, sh. Enver, me një buzagaz dhe me shumë dashamirësi, pasi më bëri disa pyetje, tepër i malluar, pothuajse me lot në sy, filloi të flasë për Kosovën, lidhur me situatën, që mbretëronte atë kohë si në Kosovë ashtu edhe në trojet shqiptare. Unë i tregova si ishte situata në përgjithësi...

Ai, me një zë të dhimshëm, midis të tjerash, mu drejtua, duke më thënë: “… Eh, ju bijtë e Kosovës Trime, do t’i bëni ballë edhe serbomëdhenjëve!...” Dhe, duke e mbledhur dorën grusht vazhdoi: “ Qëndroni si burrat trima të Kosovës Kreshnike, Kosovës Shqiptare!!!”... I mëshoi aq shumë atij togfjalëshit ”Kosovës Shqiptare”, sa edhe sot e kësaj dite më bëhet sikur i dëgjoj nga goja e Enver Hoxhës, e këtij udhëheqësi të madh të popullit shqiptar ato fjalë, aq të dashura e të dëshiruara për mua!!!...Ndaj në ato momente këto fjalë më mbushën zemrën dhe fluturoja nga gëzimi… Pas pak i shtrënguam duart dhe u ndamë….

Vërtet ishte një vizitë e shkurtër, në korrikun e vitit 1984, por për mua, takimi me të Madhin Enver Hoxha, ishte tepër me vlerë dhe një takim i paharruar...!!! …Në gusht të vitit 1985, u ndodha përsëri në Shqipëri dhe… i bëra një vizitë udhëheqësit të Madh, Enver Hoxha!?...Por, kjo ishte një vizitë e dhimshme… ” u takuam” atje, tek varri, ku i vendosa një tufë karafilash të kuq, dhuratë nga bashkëkombasit e tij, nga bashkëkombasit e mi në Gjermani.

Edhe këtë 11 prill përkulem me respekt përpara këtij burri të Madh të kombit tonë, përpara veprës së pavdekshme të Enver Hoxhës, që, sado të mundohen çakenjtë e kohrave të liga ta errësojnë këtë vepër, DIELLI I së VËRTETËS DO TA NDRIÇOJË FIGURËN E PAVDEKSHME TË TIJ, PËR TË ZËNË VENDIN, QË MERITON NË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat