Para se të fillonte lufta e UÇK-së

Kultura

Para se të fillonte lufta e UÇK-së

Nga: Faridin Tafallari Më: 14 prill 2024 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Luftëtarët e ‘’Gueriljes’’!...Disa trima nga guerisit janë vrarë gjatë aksioneve, para se të fillonte lufta e disa u vranë gjatë luftës, dhe ata ishin bijt më të mire ajka e popullit e disave pas luftës ju a kanë treguar dyert e burgjeve… e disave ju a kanë mbyllur gojën që, as armiku serbosllav nuk arriti kurrë t’ju a mbyllte, në atë përpjekjen e luftën e tyre, për të drejtat legjitime, që na takonin!...

Po që bëri mërgata, një pjesë ju bashkangjitën luftëtarëve të UÇK-së, pjesa më e madhe e ndihmuan me ndihma financiare në veçanti mërgata për të cilën është harruar...!

Po tash e për çdo ditë po shihet shumë kjartë se, ata, që na ndiqnin gjatë veprimtaris, sepse kështu kan vepruar gjatë regjimit titist, si nga fundi i viteve 1968 apo dhe pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 e deri në vitin 1998, kur lindi UÇK-ja, dhe për fatin e keq ata ish titist e shërbëtor të armikut sot vetëm sa janë shtuar, që po mundohen me çdo kusht të na akuzojnë e ndoshta, ndonjë ditë, edhe të na ndjekin se, gjoja qenkemi kundra Amerikës!?...

Janë mësuar duke qenë në ulset e pushtetit e sot të shtetit, me mashtrime e rrena, e sollën këtë situatë pa krye, një gjëndje të mjerueshme për Kosovën e popullin, që i ‘’përdhunuan’’ pa mëshirë, për 20 vite rresht!!!

Edhe tash, që fitoi vota e popullit, janë po këta zagarë titist të sprovuar, që nuk mund ta kapërdijnë këtë fitore dhe, po kërkokan e…na dashkan të ndryshojnë edhe kushtetutën…!?

Sepse, ashtu ju konvenon interesave të tyre, me çdo mënyrë duan të shpëtojnë nga mëkatet e tyre të tradhëtisë ! … Dhe, në çfarë kohe se, kur e gjithë bota është mbërthyer në luftën e virusit të tmerrshëm! Po, edhe këta të pabesë shokë të virusit janë! Ngjajnë me te se, ashtu në fshehtësi e me pabesi i kanë bërë namin e zi këtij populli e kësaj Kosove!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat