Vite të paharruara në struzhën time

Kultura

Vite të paharruara në struzhën time

Nga: Faridin Tafallari Më: 15 prill 2024 Në ora: 21:35
Faridin Tafallari

Këto foto, kaq të dashura për mua, i kam ruajtur në arkivin tim personal, me një kujdes të veçantë për më shumë se njëzet vite. Me to jam çmallur, duke kujtuar e sjellë në mend ato vite të shkollës, vite të paharruara të fëmijërisë në Struzhën time, në vendlindjen e dashur, në fshatin tim të bukur, ku rrugicat e oborri i shkollës gumëzhinte nga zërat tanë fëminor, nga lojrat që bënin ne, nxënësit e nxënëset me mësuesit tanë të paharruar!...Luanim,këndonim dhe flisnim shqip, vetëm shqip.

Flisnim gjuhën tonë të bukur shqipe! Po po gumëzhinte shkolla, oborret, rrugicat e fshatit, tamam si një koshere bletësh, ngado ku ecnin dhe kalonin rrugëve për në shkollë. Nuk mungonin këngët e vajzave struzhjane nëpër brigjet e asaj natyre të mrekullueshme, që e rrethonte anembanë fshatin tim të bukur... 

  I tërë fshati gjallëronte nga bashkëfshatarët e mi dhe dukej sikur edhe ne,fëmijët e shkollës, ja shtonim gëzimin e atyre ditëve të asaj jetese të vështirë... Nuk kalonte asnjë nxënës, që mos të të përshëndeste ‘’ mirëmëngjes’’’’ mirëdita’’.‘’mirëmbrëma’’...Pothuajse të gjithë në fshat ishin arsimdashës, por edhe me një edukatë familjare për tu pasur lakmi! Ishim nxënës,shokë e shoqe të një klase me një dashuri e respekt për njëri tjetrin, për më të mëdhenjtë e lere më për më të moshuarit...Edhe paraqitja e jashtme ishte për tu admiruar. Fshati Struzhë, në atë kohë, nuk kishte rrugë të shtruara, por rrobat, veshja jonë, shkëlqente nga pastërtia..

Sa kujtime...sa nostalgji...sa mall kam për atë kohë! Këto foto më mbushin shpirtin dhe zemrën e malluar për vendin tim, për fshatin tim, për bashkëfshatarët e mi! Dhe, fotot vërtet ma zbusin sado pak atë mallin e mërgimtarit, por, sa herë që i shoh lotët e mallit nuk mund t’i ndali joooo!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat