Ditare...

Kultura

Ditare...

Nga: Agron Shabani Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:49
Autori Agron Shabani

Dritat u fikën prap! Errët, muzg... Të gjitha sendet sikur u zhveshën nga diçka me terrin ose muzgun e parë...Edhe ti bashkë me to... Bosh fare! Endesh si Fremde sallonëve ose korridorëve të huaja....Më shfaqesh papritur në sfond para pasqyres ...Portreti yt ose fotografia jote...Disi si hije trishtuese!...Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur mureve të kohës pa kornizë.

Mbi tavolinë qëndrojnë qirinjtë e pandezur dhe një vazo lulesh që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e dikurshme atdhetare ose vendlindore. Ti rri heshtur, fare heshtur pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë si duhet pranvera e njohur atdhetare ose vendlindore..., Duke me trembur me heshtjen tënde që djeg, flet dhe vret. Sikur meton të më flet dhe buzeqësh pa fjalë, me zemër dhe me shpirt...Por, harron se kjo botë akoma beson se ne u dehëm dikur nga liria, dashuria, bukuria dhe krenaria që i kishim apo besuam se i kishim ose do i kemi një ditë...Duke ngritur dolli si gjithë të tjerët,.. me gota të zbrazura ose fare bosh. Na mbyti etja e dikurshme atdhetare ose vendlindore! Edhe mua, edhe ty...Na janë vyshkur ose etur akoma më shumë si duket, edhe fjalët e djegura në maje të gjuhës... U mungon nektari ose lëngu i njohur i lirisë, dashurisë, bukurisë dhe krenarisë atdhetare ose vendlindore. Po, po! U mungon gjaku, palca, limfa..;

Ndaj, të lutem, mos harro t´u tregosh edhe të tjerëve! Edhe mbi ato "figura supreme" ose "madhështore" që i zotërojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! E sidomos mbi kokat nënshtruara, të përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës . Aty ku gjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore poshtë krahut të së cilës sikur prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Mbi ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks...Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato "flegëra të njoma" të buzëve ku meket zëri dhe dridhën fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri si duket jane prap stinët më të shpeshta,. Ndërkaq; pranvera dhe vera vijnë shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë. Dhe, ti prap me flet mbi nektarin e luleve që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet me dritën dhe diellin e pranverës atdhetare ose vendlindore. Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte! Jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushën dhe nuk u stolisën kurrë si duhet. Mos harro!

Në të kundërtën, s'kemi si të mos ndjehemi të lumtur dhe tepër krenar me jetën ose botën e sotme moderne ose bashkohore, kur edhe unë, edhe ti jemi pjesë e tyre në një formë a tjetrën. Së paku, si njerëz numra. Apo...?!

Humori vesh se ne nuk lindëm ose nuk erdhëm në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithçka. Sigurisht. Por, ne duhet arritur dhe fituar gjithçka ose çdo gjë me forcën tonë. Dhe, jo duke shpëtuar ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur kurrë gjërave as vlerën dhe as kuptimin. Sidomos lirisë, bukurisë, dashurisë dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore.Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme atadhetare dhe vendlindore, thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë "dikushi" ose "dikushat"! Në këtë frymë, ne mund t'i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: "Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë", si dhe me mendje pjellore!

Aiiii se harrova! Si në mite, epose të ndryshme dhe legjenda, të shfaqën dhe rishfaqën vazhdimisht Pal Engjëlli, Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani, Gjergj Kastrioti, Shtjefën Gjecovi, Ernest Koliqi, Zef Mirëdita, Mark Krasniqi, Gjergj Rrapi,... Ata kalorës, gardian dhe korife tjë pamposhtur të shqiptarëve dhe shqiptarizmës... Mos harro se shqiptarët e fesë katolike mbartin mbi supe hershmerinë, autoktoninë, autenticitetin indogjenititin dhe lidhshmerinë fizike, organike, kulturore dhe historike te shqiptareve me Europen ose Perendimin.

Platoni e ngriti ose themeloi asokohe Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shumë, pos asajë se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.

Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e njohura shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike në Kosovë, i kanë nxjerrë jashtë ligjit ose i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me nderin, moralin dhe disiplinën e preferuar shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, institucionale, konstitucionale dhe funksionale. Po t'iu kërkonte dikush sot studentëve ose profesorëve kosovarë disiplinat e lartëpërmendura, do i thërrisnin policinë ose personelin e neuropsikiatrisë dhe psikologjisë klinike, duke të quajtur njeri i çmendur ose iracional.

"Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive," tha dikur Theodor Adorno. Në vitin 1947, pas ngjarjeve të rënda të pasluftës së dytë botërore, si dhe pas zbulimit të karrikës elektrike ose laboratoreve të vdekjes, Theodor Adorno atëbotë shprehu tronditjen e tij me një aforizëm dhe metaforizëm të latuar kur tha se "të shkruash sot mbi poezinë, artin, kulturën ose letërsinë, është një akt i shëmtuar ose barbar."

Filozofi dhe sociologu i lartëpërmendur gjerman, Theodor Adorno, në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer, në kuadër të "Dialektikës së Iluminizmit", pos tjerash, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme groteske, makabre ose racionale të fatkeqësive ose katastrofave të njohura njerëzore ose humanitare si tmerri totalitar ose autoritar, iracionaliteti dhe fataliteti hegjemnonist ose militaristo-ekspanzionist etj. Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive.

Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuadër të "Dialektikës së Iluminizmit", kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqësuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatikë, të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre. Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari. Atë të arsyes instrumentale ose asaj subjektive.

Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritikë në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për "industrinë kulturore" në raport me konceptët borgjeze, skllavopronare, feudaliste, absolutiste ose aristokratiko-klerikaliste të "kulturës masive", apo asaj etatisto-egalitariste, ku tharja, përthithja, fosilizimi, instrumentalizimi, klanizmi, uzurpimi, monopolizimi, relativizimi dhe konsumimi i edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, gjegësisht, reduktimi, unilateraliteti dhe monodimensionalteti i tyre, shihen si rrjedhojë ose pasojë e një sundimi (administrimi) të egër dhe tepër negativë nga ana e autoritetit (pushtetit) ose totalitetit social dhe politikë në funksion të logjikës së fitimit dhe mashtrimit të vazhdueshëm ose permanent, në mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjëve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të njohura fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera të shoqërive të larta industriale ose kapitaliste të Perëndimit me anë të eksploatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit si dhe të shitjes ose ankandizmit të resursëve ose pasurive të njohura shtetrore ose nacionale në "tregun global të vlerave dhe kapitalit botërorë ose universal"!

Ndërkohë që turku dhe serbi, të ulur këmbëkryq si dhe të kapur dorë për dore, i kemi prap në atdheun ose vendlindjen tonë! Njëri si "mik, vëlla dhe aleat tradicional e historik i shqiptarëve (turku) dhe tjetri si armik shekullor dhe gjakatar i kombit dhe atdheut tonë (serbi).Në këtë kujdes, gudulisje, dhe nanurisje të natyrës, as vetë nuk e di përse u shfaqën në sfond Vincenc Prenushi i Shkodrës së bashku me Hafiz Gutën e Gjakovës, kushtrimtare dhe kryengritëse! Si dy lisa të moçëm të kombit dhe atdheut. Luigj Bumci, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuci, Mehmet Konica, Mit´hat Frashëri, Mihail Turtulli, Hasan Riza, Jak Sereqi, Lazër Mjeda, Mufid Libohova, etj... Po të mos ishin ata burra dhe trima të dheut, atëbotë serbi, greku dhe turku na i patën marrur ose okupuar Gjirokastrën, Shkodrën, Korcën dhe Beratin.

Nuk bëhen kombi dhe atdheu duke i sharë ose mallkuar serbin dhe turkun privatisht, në gazeta ose portale, ndërsa fshehurazi ose tinëzisht duke punuar non-stop ose ditë e natë me ta dhe për ta!

Substituimi ose zëvendësimi aparent, atavist ose transparent i një "modeli", "koncepti" ose diskursi të pushtetit (qeverisë), politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare me një "model, koncept ose diskurs tjetër" në kuadër të një politike dhe diplomacie komerciale, karieriste, profiteriste, klanore, tribale, rurale ose provincialiste; në të vërtetë janë vetëm recidivë ose një riprodhim i vazhdueshëm ose sistematik i po atyre marëdhënieve, raportëve, makinacionëve, instrumentëve, kthetërave, fiksionëve ose dogmave të njohura autoritare dhe totalitariste të pushtetëve (qeverive) paraprake që i ruajnë dhe trashegojnë aparatin dhe metodat e njohura usiste ose staliniste të shantazhit dhe komplotit në esencën (substancën) ose tërësinë e tyre.

Bota shqiptare ose kosovare nuk ka nevojë për të "vërteta absolute", abstrakte, imagjinare ose fiktive, të përkthyera ose transkriptuara në rrena ose gënjeshtra optimale ose maksimale! Bota shqiptare ose kosovare ka nevojë vetëm për pyetje dhe të vërteta relative. Shqiptarët, nuk janë dhe s'kanë qenë kurrë turq ose turqeli. Por, ja që disa politikan, ikmam ose hoxhallarë turq ose proturq, gjithmonë kanë gjetur gjuhë të përbashkët me turqit, rusët dhe serbët kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Mos harro!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat