Libër që flet për vrasjen e gruas

Kultura

Libër që flet për vrasjen e gruas

Nga: Ilir Muharremi Më: 17 prill 2024 Në ora: 13:44
Kopertina e librit

Skena e katërt

Dani, Ronnie

(Dani qëndron i vetëm, i ulur në karrige, duart i vendos prapa kokës, pozicioni i tij është i dëshpëruar. Pas pak në skenë hyn R onnie, i cili ulet afër të birit )

Ronnie: Bir! Pra do të më thuash se çfarë ndodhi?

(Dani e shikon babain e tij, duket sikur është i frikësuar.

F illon të flasë, por prapë hesht )

Dani : Baba...

Ronnie: Vazhdo, nxirre të keqen nga vetja! Shprehu te unë!

(Ia ledhaton krahun)

Dani: E dëgjova një zhurmë, britmë... Ajo u tmerrua dhe

unë shkova në dhomën e gocave. Ajo po i mbyste, ato ishin

bërë blu...U tmerrova! Unë i bëra të njëjtën gjë asaj...!

Ronnie: Ti e vrave, pasi ajo i kishte vrarë gocat?

Dani: Nuk mund të rezistoja, baba!

Ronnie: Kjo është e vërteta bir?

Dani: Po, baba. (Ronnie e ngushëllon duke ia vendosur

dor ën në krah. Hyn në skenë Asenga )

Fragment nga  tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat