Për t'gjetë ngushëllim shpirtëror!

Kultura

Për t'gjetë ngushëllim shpirtëror!

Nga: Sami Arifi Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:26
Autori Sami ARIFI

Një furtunë që sjelli lot,

s'harrohet kurrë për shumë mot!

Len gjurmë t'pa përshkruara,

dhe dhembje t'pashëruara!

Edhe s'e ka përkujtime,

shpirti gjithmonë është n'shqetësime!

Drita n'errësirë pa nda ndriçon,

n'mbrendi zjarri përvlon!

Ne kujtimet kurrë si harrojmë,

n'pranverë jetën pak e lehtësojmë!

Duke qenë ne për njerëzi,

do t'ngrisim prapë shtëpi!

Për ndriçime shumë janë ardhë,

punojmë t'jemi n'frontë t'parë!

Largë nga t'bërit hor,

për t'gjetë ngushëllim shpirtëror!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat