Formimi i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre

Kultura

Formimi i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre

Nga: Sami Arifi Më: 18 prill 2024 Në ora: 09:15
Sami Arifi

Sistemi pluralist politik pasurohej përmes mekanizmave të organizimit qytetar, edhe se në kushte okupimi, qytetarët e Kosovës formonin këshilla humanitare, shoqata e kështu me radhë, tashmë me 14 shkurt 1990 ishte formuar Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre, me kryetar Reshat Nurbojën në Pejë. Shoqata bëri nisjen e aksioneve konkreta për të siguruar troje për familjet që mund dhe dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Në kohën kur Serbia tentonte të bëj me të madhe shpërnguljen e shqiptarëve, veprimi i SHKSHSHT e tyre forconte kohezionin që shqiptarët jo vetëm të mos shpërngulën, por edhe të kthehen në vatrat e tyre të shpërngulurit.

Përpjekjet filluan edhe në Komunën e Vitisë për formimin e kësaj Shoqate, ku nikoqir në formimin e Shoqatës ishte Sllatina e Epërme, vendi i mbajtjes së mbledhjes ishte caktuar Shkolla Fillore atëherë “Liria” tashmë mbanë emrin e dëshmorit “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme. Para fillimit të mbledhjes për zgjedhjen e kryesisë së Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërnguiur nga Trojet e tyre, u caktua si nikoqir për udhëheqjen e mbledhjes Sami Arifi, meqë Samiu ishte i angazuar në shumë obligime të nivelit komunal nuk pranoi të kandidohej në këtë Shoqatë. Zgjedhja e kryesisë së Shoqatës u bë me aklamacion, ku, kryetar u zgjodh Adem Mura nga fshati Tërpezë, nënkryetar u zgjodh Fadil Ramadan nga Smira, ndërsa Hilmi Azemi u zgjodhë sekretar, anëtar të kryesisë u zgjodhën Daut Azemi, Hajrush Dauti e ca të tjerë...

Në librin, “Ndërtimi i Institucioneve në Kosovë 1989-1999”. Prishtinë,2024. Fq,179, e autorit Samet Dalipi janë të dhënat e pasakta, Shoqata nuk është formuar në Viti por në Sllatinë të Epërme, dhe ca, persona që janë cituar që ishin në forminin e kësaj Shoqate, apo që ishin zgjedhur në kryesi të Shoqatës nuk qëndrojnë të dhënat e sakta, meqë, unë jam në njohuri pasi si nikoqir isha caktuar ta udhëheqi mbledhjen, emrat e saktë janë citar më lartë në këtë shkrim. Vazhdon… Plotësime për ndriçim të së kaluarës historike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat