Sot Dedia, fatkeqësisht po boshatiset

Kultura

Sot Dedia, fatkeqësisht po boshatiset

Nga: Sokol Demaku Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Një një vëllim autobiografik prej 60 faqesh, posa ka dalë nga shtypi dhe gjendet në duartë lexuesve kua ta mund të mesojnë me shumë për fshatin Dedi, ngjarje inetresante nga ky fshat, jetën idilike të banorëve të Dedisë, sakrificat dhe humanizmin në kohë për reazlizimin e ëndërres shekullore që sot e gëzojmë.lirisë së shumë pritur dhe vuajtjet nga fqiu i pabesë me të cilin me shekuj Dedia kufizohet.

Një jetëshkrim me vlerë, një libër që le gjurmë në jetë, për traditën, kulturën dhe historin e fshatit Dedi dhe vetë Shalës së Bajgorës.

Libri hapet me tregimin sa interesant dhe tëheqës për lexuaesin“Dedia nëpër shekuj”që të njihet sa më afër më këtë fshat të në skajim më veriro të ardheut, në regjionin e Shalës së Bajgorës. Autori na jep një pershkrim të thukt të natyrës, vendbanimeve, kufijëve të fshatit I cili është i vendosur në veri të Mitrovicës dhe vetë republikës së Kosovës.

Një përshkrim i denjë i jetës idilike, natyrës së pastër, burimeve shekullore me ujin e freskët, kullosat dhe mallet e larta.

Autor vazhdon me kujtesën e largët nga e kaluara heroike e shumë dediasve qe nga koha osmane si një fshat kryengritës që nuk i bindej pushteti të kohës, deri tek lufta e Çelës afër Nishit ku sot është Çele Kulla e ngritur me koka të të vrarëve në atë luftë ku edhe në atë luftë kishte mbetur edhe bashkëfshari dedias Hasan Dedia.

Autir pershkruan per mrekulli gjendjen nën sundim serb si në kohën e Luftes së parë po edhe të asaj të Dytë botërore.

Ku me një mjeshtri të rralë përshkruan “Betejen e Sllatinës, me 15-10-1941”ku me shumë trimëri dedijasit si dhe banirët tjetër të Shalës e sidiomso ata të Cerajës iu kundervuan forcave çetnike dhe ketu zhvillohet një betejë e madhe në të cilët forcat shqiptare triumfojnë. Në menyrë amdheshtore pershkruan herozimin e trimave dedias por edhe Renjen e trimave e ne mes tyre edhe Kadri Bistricën në lyften e Sllatinës në vitin 1941.

Me një mjeshtri të rrallë autori përshkruan dhe paraqet sulmin e njësive partizane të Serbisë në shale të Bajgorës dhe heroizmin e trimave Shaljan në ruajtjen e pragut të shtëpisë.

Xheladin Shabani përshkruan me një stile të veçant trungun e tij familjar, atë pemë me të cilen kren ohet edhe fshati Dedi. Jetën idilike në ato bjeshkë, vuajtjet, punen në minierat e Trepçes dhe Stan Tërgut nga banorët dedian për vite me radhë për sigurimin e kafshatës së bukës.

Vazhdon autori me mergimin një brnegë qe me shekuj e rendon popullin tonë e ku edhe ky vet është një mërgimtar por që si duket në bazë të shkrimeve se ky i ka dhenë veti detyrë kombetar për ruajtjen dhe kultivimine gjuhës, kulturës dhe traditës në mërgim, Suedin e largët atje ku ky jeton. Përshkruan për mrekulli aktivitetet kulturore të mergatës shqiptare në këtë vend nordik, bashkepunin e shoqatës pjese e së ciles eshtë edhe ky vet QKSH Migjeni me angazhimin dhe mbajtjen e lidhjeve me vendlindjen si me Kosovë, Shqipëri por edhe trojet shqiptare në Maqedonin e Veriut.

Autori është krenar me trungune tij familjar, por edhe me histirin e Dedisë dhe vetë Shalës së bajgorës, të cilën e adhuron dhe e do aq shumë, por mjerisht thotë ne fund se sot Dedia por edhe vet Shala e Bajgorës po boshatiset si edhe çdo fshat tjerër tek ne.

Do e përfundoj këtë libër të tij të parin Xheladin Shabani me një përmbledhje të shkrimeve të të tjerëve për autorin, ku secili ndan mendjen se vepra apo libra te tilla ka nevojë sot në kohen tonë në letërsinë tonë sepse këto do jen dokumente të cilat do ruajnë histroinë tonë reale dhe të njëmend ashtu si ne e kemi jetua dhe përjetua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat