Sot ika edhe nga “Parku i grave”

Kultura

Sot ika edhe nga “Parku i grave”

Nga: Kalosh Çeliku Më: 22 prill 2024 Në ora: 09:50
Kalosh Çeliku

(“URA E GURIT” VISHET E ZHVISHET LAKURIQE)

“Urën e Gurit”, në Shkupin Historik

Dje, e veshi Perandoria osmane:

Me xhami. Hamame. E, Hane.

Pastaj, Mbretëria serbo - jugosllave:

Me Carë. Dhe, kisha serbe.

Dhe, Jugosllavia komuniste:

Me yje. E, partizanë. Armë.

Sot, e veshi dhe “Demokracia”

“Liria”, me përmendore. Luaj.

Dhe, Parti Neokomuniste:

Me kryqa gjigand nëpër male

Dhe, xhami me katër minare.

Kush, do ta veshi Nesër?!...

 

(SOT NOT E KALOVA VARDARIN DHE DOLA NË ANËN TJETËR)

E kalova, “Urën e Gurit”. Dhe,

Dola Not, matanë Lumit Vardar.

E lash Anën Shqiptare. “Hallallin”

Olimbinë me fëmijë në bark, gji.

Prehër. Përkarshi Filipit Maqedonisë:

Grushtin lartë si Xhaxhi Enver.

Skënderbeun mbi kalë me shalë

Dhe, shpatën në brez për paqe,

Mes varrezave të automobilave.

E përqafova “Haramin”, raki rrushi

Dhe, u strehova te “Parku i Grave”.

Mezi shpëtova nga Metropolitët

E Beogradit në Hyrje, Dalje roje.

Bullgarë: Nikolla Karevit, Goce Dellçevit

Deri, te këmbët e kalit Alaksandrit Madh.

Dhe, u arratisa te “Parku i Grave”

U përqafova me Pjetër Bogdanin...

 

(SOT IKA EDHE NGA “PARKU I GRAVE”)

Dje, u ula në një karrike përkarshi

Kuvendit të Maqedonisë Veriut.

Dhe, e piva një kanaqe birrë gjermane.

Nuk ishte ai “Parku Grave”. Dëllinjave

Që, Unë si nxënës i Shkollës Normale:

Strukesha nën to me cuca “maqedonase”,

Boshnjake, serbe. Dhe, rome. Natën.

E, Ditën me cuca shqiptare. Azgane:

Pranverë. Verë. Vjeshtë. Dhe, Dimër.

Dëllinjat e Djeshme, Sot: ishin Pisha.

Ika te sheshi “Makedonija”. Aleksnadri Madh

Premtime. Brohoritje. Duartrokitje, për pushtet.

Ku, më përzunë me mitingje Partitë Politike:

Vetëm për poste partiake. Dhe, pasuri familjare.

Dhe, dola me poezi erotike kaçak në male...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat