Rogana, atdheu im i vogel

Kultura

Rogana, atdheu im i vogel

Nga: Atdhe Geci Më: 22 prill 2024 Në ora: 13:14
Autori Atdhe Gexi

Një qershi mali më tha  në Roganë

një pemë lajthie  e kam këtu pranë

ka dru shkoze dhe xhufka krekëze,

e rreth e rrotull ansamble  me zogj.

 

Edhe lisi më tha i kam fqinjët e mi

ku ajri  dhe  era  më  japin shëndet

bimët e pyllit janë bimë  me  vlerë

pylli pa lisa është i thatë e i mjerë!

 

Qielli mbi pyll sot është i kthjellët

ai i jep shkëlqim  gjelbërimit këtej

prania e bariut  është nderë i pyllit

gjuhën e pyllit  bariu e njeh bukur.

 

Tëra stinët në  Roganë janë klimë

nëpër stinë hapet gjithësia natyrës

në rrudha lisi koha  vë veten e vet

në Roganë shpirti im fluturon lart.

 

Rogana  është  atdheu  im  i vogël

Kodra e Brijës  i  mbështet  erërat

e bukura Roganës i vret vetëtimat

në Roganë, atdheu e ka një atdhe!

Atdhe Geci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat