Letër komentuesve klandestin dhe pa adresë!

Kultura

Letër komentuesve klandestin dhe pa adresë!

Nga: Agron Shabani Më: 22 prill 2024 Në ora: 13:27
Autori Agron Shabani

Jeta është një 'numratore e madhe' më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond....Një 'tabelë e madhe' shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi, ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakët, lëkura thahet, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhen dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet, tèrbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia e dikushme, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij, ku çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t'u kthyer përseri në fillim ose embrion....

Në të kundërtën, siç e dini edhe vet, janë të shumëta dhe të panumërta sfidat, udhëkryqet dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të njeriut, popullit, shtetit dhe pushtetit të Kosovës. E sidomos rruga e gjatë e tranzicionit, konsolidimit dhe integrimëve të ndryshme.

Në fillim kanë qenë lufta dhe lotët e fëmijëve (kalamajve) tanë të vegjël nëpër kampe të ndryshme refugjatësh të luftës së bashku me ato levizje të tensionuara të atyre gishtërinjëve të tyre të vegjël nëpër hartat e ndryshme gjeografike të globit ose kontinentit tonë, për të gjetur ose zbuluar kudo atdheun ose vendlindjen e prindërve të tyre së bashku me vendndodhjen e gjyshit, gjyshës, xhaxhait, dajës ose dikujt tjetër gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me fjalë tjera, të "korrurat dhe të vjelurat" e jetës së përgjithshme shtetore, nacionale, institucionale dhe politike, ishin të vogla në krahasim me vuajtjet, sakrificat dhe dhembjen e madhe që djeg e flet.

Në "pejsazhin" ose "mozaikun" e përgjithshëm shqiptar, gëzimi, hareja, kënaqësia ose lumturia, ishin përftim, apo vetëm stisje ose trill çasti ose momenti, sa për t'i bërë ataraksion shpirtit ose inkarnacion vetvetës sonë subjektive që nuk puçëj ose nuk përkonte fare me objektivitetin ose realitetin.

Jeta jonë shqiptare, pos tjerash të mëson të përbuzësh dhe anashkalosh cizmin ose injorancën e tjetrit, dhe të merrësh me ekzistencën ose obligimet e përditshme. Rrugë tjetër nuk ka për mendimin tim.

Se këndejmi, qysh të vegjël, apo si fëmijë, secili ose shumica prej nesh i kemi ndjerë dhe përjetuar njëkohësisht disa gjëra ose aspekte të ndryshme në zemrën dhe shpirtin tonë: tmerrin e kohës dhe botës në të cilat jetuam, u lindëm dhe u rritëm (jo sa duhet), skamjen, mjerimin dhe robërinë së bashku me kuptimin ose harenë e jetës në çaste ose momente të caktuara. E sidomos me rastin e çlirimit të Kosovës dhe fitorës historike të UÇK-s dhe forcave të NATO-s kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare.

Mos harroni se i tmerrshëm dhe shpeshherë edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve të shumtë shqiptar ose kosovar gjithandej globit.

Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë. I njoh edhe vet ose personalisht, ato situata.

Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit....Harresa ose mohimi i gjuhës amtare....E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re.

Ndaj, edhe ideja dhe teoria e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare, janë një ide dhe teori atdhetare dhe tepër romantike e patriotike.

Gjithashtu, edhe njohja e gjuhëve të huaja, krahas gjuhës amtare, të jep mundësinë të njihesh dhe komunikosh me botën.

Njohja ose mësimi i çdo gjuhe është një dritare e hapur mbi botën.

Më kujtohet dikur kur sistemi ose regjimi jokomunist në Kosovë, shqiptarëve të fesë katolike, ua ndanin tokat gurore, rërore ose jopjellore, ndërsa për vetë, , familjen dhe farefisin e tyre, i ndani arat, fusdhat ose parcellat me pjellore nën firma, parulla, slogane ose recidive të ndryshme reaksionare dhe anakronike, jo ka qenë "prona e pashait", "toka e begut (beut)", jo "fusha e filan agait dhe fuistek pashait turk" detj...Duke i detyruar asokohe shqiptarët e fesë katolike të merrnin botën në sy, ose të emigronin në Kroaci, Slloveni, Austri, France, Gjermani dhe vende të tjera, për një kafshatë buke dhe kulm mbi kokë! Duke e spastruar Kosovën nga elementi autokton, indogjen dhe autentik shqiptar, për t'i vendosur dhe sistemuar kolonet ose ardhacaket serbo-malazias, turq, goran, terbesh, boshnjak etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat