Qetësi për t’pasur fëmiu n’djep!

Kultura

Qetësi për t’pasur fëmiu n’djep!

Nga: Sami Arifi Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:46
Autori Sami Arifi

Ca zagar e ca lakej,

me vepra t’huaja bëhen t’mdhej!

Por kur vije një vështirësi,

ndahen t’mirë edhe t’këqij!

Terr e dritë jo s’shkojnë bashkë,

verë e dimër kurrë s’janë dashtë!

I sinqerti dhe laperi,

janë të ndarë si drita terri!

Hajdut dhe komargji,

n’politikë i gjenë te dy!

Vështirë n’politikë gjenë Hyjni,

se, me para blihen si fëmij!

Prandaj ju t’parë që jeni,

mos u shitni as mos u bleni!

I shenjt atdheu për ardhëmëri,

t’a udhëheqin veç Hyjni!

Ndriçim vendi duhet t’ketë,

Qetësi për t’pasur fëmiu n’djep!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat