Lufta për pushtet, poste dhe pasuri

Kultura

Lufta për pushtet, poste dhe pasuri

Nga: Kalosh Çeliku Më: 25 prill 2024 Në ora: 09:49
Kalosh Çeliku

E kam thënë, herët nëpër shkrimet e mia publicistike paralajmëruese për Ditën i Nesërme, se: Partitë politike maqedonase dhe shqiptare bëjnë luftë për pëushtet, pasuri personale dhe familjare. Aspak për popullin. Aqmëpak, për Maqedoninë e Veriut. Nuk ka besë në politikë! Përveçse, mashtrime, hajdutëri, tradhëti dhe vrasje.

Republikën e Maqedonisë, pas Luftës Dytë Botërore e lindën shqiptarët. Edhe, gjatë sistemit komunist jugosllav e mbajtën në jetë shqiptarët. Poashtu, edhe gjatë “ndryshimeve” demokratike, ende e mbajnë gjallë shqiptarët si Maqedonia e Veriut. Luftë politike bëjnë për ta përcjellun edhe në Bashkimin Evropian.

Punë tjetër është ajo, se: shqiptarët nuk kanë ditur gjatë këtyre viteve të bëjnë politikë madhore, por janë marrë me veten për pushtet dhe pasuri. Fatkeqsisht, populli ka qenë mbi nivelin e politikanëve. E ata gjithë këtyre viteve janë marrë me kopilat e tyre politik, që i pollën vetë pasmesnate, dhe na i lanë pas porte. Edhe, pse: ua dinim Nënën, por jo edhe Babën. Ende, nuk e tejkaluan me politikë Arben Xhaferin.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut, sot si dukuri dhe sëmundje kancerioze politike na e nxorri në sipërfaqe Vdekjen klinike të Maqedonisë Veriut. Shqiptarët, dolën në konkurencë për president me dy kandidatë shqiptarë. Edhe, atë: këto poste partiake u përpoqën t’i marrin përmes “iftareve” të “Bajramit”. Pavetëdije, se: Politika dhe Feja, nuk futen bashkë në një thes me arna. Rrugë u hapën partive politike maqedonase, që në raundin e dytë të shkojnë me dy kandidatë maqedonas për president. Përmëkeq, që gjatë gjithë fushatës parazgjedhore e dalldisën popullin shqiptar me “president shqiptar”.

Fushatave të tyre parazgjedhore me “Ndryshime”: BDI -në ta përcjellim në pension. Nuk përcillet BDI me këto politikanë të dalldisur dhe arratisur në opozitë. Kopila, që i polli vetë në pushtet, duke i shëtitur si minstra, drejtorë dhe kryetarë të komunave shqiptare. Parashikim i gabuar politik. Që, e dëshmoi edhe deklarata skandaloze e Bilall Kasamit (kryetar i Partisë Politike “BESA” para kamerave televizive. Politikani, i sojit të këtillë duhet të ikë sa më parë nga politika shqiptare. Shkaku, se: nuk është politikan, nuk ka haber nga politika.

Dhe, hapi rrugë një gjaku të ri të politikanëve shqiptarë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat