Piktura osmane në miniaturë, viti 1558 tregon regjistrimin e djemve të krishterë nga Ballkani si pjesë e sistemit “devshirme”, ku djemtë e ri merreshin rregullisht nga familjet e tyre për t'u trajnuar dhe për t'u bërë kryesisht ushtarë.Këta djem, të cilët në fakt ishin skllevër, u rritën dhe u trajnuan rreptësisht në besimin mysliman! U bënë turq si në veshje ashtu edhe në mendje, por nuk u lejuan të krijonin familjet e tyre.
-Vërtetë Sulltanat e Perandorisë Osmane në mënyrë të dhunshme arritën të konvertojë për Perandorinë shumicën e shqiptarëve, por pyetja është; si qëndruan të tjerët dhe shqiptarët e besimit katolik që janë për farë nga kjo dhunë e llahtarshme?
Një dihet se konvertimi u bë edhe me lak në fyt në ato kohëra të kobshme për faktin se nuk ishim të përbashkuar për të qëndrua si grusht deri në fund. Lakmia personale edhe sot e qet kombin në treg!
Edhe pse ky fat i zi përmbysi ndjenjat shpirtërore të popullit tonë, u gjetë kurraja dhe shpresa nga prijetarët e kombit dhe kështu u vazhdua edhe respektimi i besimit në formën e një tradite të “natyrshme”!
Kështu edhe mbijetuam nëpër shekuj të tanë me ndjenjën e shqiptarit dhe “fetarit dyfish të devotshëm”!
Dinakëria e armiqëve të kombit shqiptarë i lëvizi të gjithë gurët e themelit tonë për të varrosë shqiptarinë në njërën anë, kurse në tjetrën deshtën edhe këta të ringjallin ndjenjat e osmanlinjëve. Me një guri tentuan të vrasin dy zogjë, dmth, të identifikojnë shqiptarin për turk, kurse në anën tjetër e përgaditën terrenin të n’a shkatërrojnë dhe shpërngulin drejtë Turqisë!
E trishta e fundit në demokracinë e këtij shekulli është se; sot nuk përdoret fare laku, por leku për të lakue besimin e traditës me një “besim ndryshe”, i cili n’a shëmbëllen si një murë i trashë betoni në mes të vëllezërve, motrave, farefisit dhe kombit!
Vërtetë e dhimbëshme e shëmtuar për shumicën prej nesh, kur shiqojnë tjetërsimin e njeriut tonë me diçka të huajë, të largët dhe krejtë ndryshe nga “tradita fetare”!
Kjo re e zezë pa asnjë të bardhë për bardhësinë e kombit tonë marshon në emër të perëndisë!
“Askush nuk mohon të vërtetën se religjioni mund t'u sjellë njerëzve njohuri, rehati dhe interpretim të jetës, por kështu siç është kah shpërfaqet ky “besim ndryshe” nëpër viset e shqiptarisë, është rrezik se kjo mundet me qenë, që nesër një bartëse e dhunës, jotolerancës në familje, kundër familjes dhe pastaj kundër shtetit! Dëshiroj të jem gabim me këtë përceptim të frigshëm për faktin se ky “besim ndryshe” insiston të bëhet shtet mbi shtetin, edhe pse dihet se e përbashkëta midis politikës dhe religjionit përbën një marrëdhënie në shkencë, filozofi, histori të teologjisë dhe në disa tema të tjera më emocionuese dhe shumë të djegshme”, shkruajnë; (Øystein Sørensen, Bernt Hagtvet dhe Bjørn Arne Steine në librin “Politika dhe religjioni një kombinim i rrezikshëm”
Ideja se të drejtat e njeriut duhet t'u nënshtrohen të vërtetave dogmatike në përdorimin e dhunës (në emër të ideve më të larta qiellore) janë ide të promovuara nga njerëz dhe institucione fetare që punojnë vetëm për interesa!
Politika dhe feja, një kombinim i rrezikshëm, ka të bëjë më së shumti (me fetë politike), por më pak me rolin e feve në politikë, temë kjo që preket dhe atakon disa vende. Në një artikull të rëndësishëm mbi islamizmin, Bassam Tibi, profesor emeritus në Tübingen, interpreton islamizmin si një fe politike, e cila ndryshon qartë nga Islami tradicional dhe që në vend të kësaj mbart shumë nga karakteristikat e një lëvizjeve politike totalitare të dhunshme sikurse është shembulli i Iranit me satelitët e tjerë.
Individi në demokracinë e sotme, lehtësisht mundet me ndërrue emrin, mbiemrin, me hjekë dorë nga besimi ose me me kalua në një besim tjetër, sepse për të gjithë ka vend në këtë botë! Monopoli mbi besimtarët është në varrin e atyre që dikur n’a konvertuan me lak në fyt, prandaj nuk kishte me qenë e nevojshme me que pluhur për Inciativën e Deçanit!
Me thanë të drejtën sa i përket religjionit, ne shqiptarët jemi në një vi, nëse krahasohemi me kombet e tjera! E përbashkëta fetare i mungon shqiptarisë ndër shekuj, prandaj edhe jemi kështu siç jemi në periferi të relikteve autoktone të kultit!