E thellë...

Kultura

E thellë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:18
Xhelal Hoxha

O njerëz të mirë dëgjoni
O njerëz të mirë, jetojeni jetën tuaj
siç i ka hije njeriut, njeri...
Prandaj për të jetuar dinjitetshëm
Dëgjoni e lexoni...     
Punoni e rrezikoni...
Kuptohuni e bashkohuni
Jetoni e dashuroni...
 

Lerëni edhe të tjerët të jetojnë
Të punojnë, të hulumtojnë, të gëzojnë
Gjithashtu të vallëzojnë dhe të këndojnë...
Por edhe gjatë gjithë jetës së tyre
Akoma edhe më shumë të dashurojnë.. .

Mos të flasim me fjalë të kota
Ngase e thellë është bota...
E thellë është jeta!
E thellë është ndarja!
E thellë është toka!
E thellë është dituria!
E thellë është vetëdija e ndërdija!
E thellë është dhimbja!
E thellë është dashuria!
E thellë është vdekja!
E thellë është natyra!
E thellë është....

Prandaj, për këto bota dhe vet qenja njeri
ka shumë dashuri e mrekulli...
I thellë është deti!
I thellë është qielli!
I thellë është Oqeani!
I thellë është mendimi!
I thellë është idhnimi!
I thellë është vlerësimi!
I thellë është gëzimi...
I thellë akoma më së shumti
E bashkë me të gjitha këto planete...
“Ashtu është edhe vet njeriu, i cekët dhe i thellë”...

Pra vrojtoni e dëgjoni, o njerëzit e mirë
Të thella janë të gjitha këto të thëna...
Që nuk thuhen, as nuk shkruhen dot me fjalë
Nga librat, të parët, poetët e shkrimtarët
Që nuk thuhej shpesh në popull, kot së koti
Por ama, edhe  më e thellë është natyra
Gjithashtu akoma edhe më shumë, vet hyji- Zoti!
Që për çdo gjë e ka përjetësinë e vet
Ndonëse e donë të thellën, të thellën tonë përjetësi
Në përjetim e përkujtim të qenies më të çmueshme
Të përgjithshmes njerëzore, qenies Mbinjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat