Kronikë e zezë

Kultura

Kronikë e zezë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:22
Musa Ahmetaj

Nje grup i armatosur

I gjetën punë vetit

Pa frikë edhe e thyen

Bibliotekën e qytetit

Lirshëm hynë mbrenda

Madje askush pa i parë

Me kujdes i shfletonin

Titujt nëpër sirtarë

Njëri madje kishte shkruar

Pak si në një stil tjetër

Këtu nuk paska asgjë

Veç Letërsi të vjetër

Edhepse derën e hyrjes

Me forcë edhe e thyen

Policia prononcohet

Asnjë libër nuk e pëlqyen

Pasi kryerësve të veprës

Nuk i shkon leximi për dore

Prokurori kudestar propozoi

Të pushojnë veprimet hetimore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat