Fëmijët i gjenë gjithmonë n'pafajësinë,
aty gjenë gëzimin dhe t'ardhmën për njerëzinë!
Me fëmijë çelin lule t'plota,
madhështi n'të ardhmën me ta ka Bota!...
Po u edukuan fëmijët n'mirësi,
me ta jeta gjithmonë gjenë gjallëri!
Pranverat me lule gjithnjë kanë zbukurim,
ardhëmëria njerëzisë te fëmijët gjenë shpëtim!
Shpëtimi nga t'kqijtë që rrethojnë,
drejtësi e paq me bukuri zotërojnë!...
Mrekullia e Botës jeni nip Leart,
fëmijët n'zemra t'gjyshërve janë me gëzim t'zjarrt!
Ata t'rritën n'shkëlqësinë e vet,
dritë me fëmijë do t'ketë n'çdo Planet!...