Rekord botëror, shitet për gjashtë herë më shtrenjtë ora e pasagjerit pasanik të Titanikut

Kultura

Rekord botëror, shitet për gjashtë herë më shtrenjtë ora e pasagjerit pasanik të Titanikut

Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:29
Ora e shitur

Një orë xhepi ari e veshur nga pasagjeri më i pasur në Titanik, është shitur për gjashtë herë më shumë se çmimi i kërkuar, duke arritur në 900 mijë paund.

Ora i përkiste biznesmenit John Jacob Astor dhe u vlerësua të shitej për 150 mijë paund kur doli në shitje në Wiltshire, shkruan BBC.

Ai barazohej me një tjetër artefakt të Titanikut, por kur të merren parasysh taksat dhe tarifat, blerësi do të paguajë 1.175 milionë funte.

Ankandi Andrew Aldridge e përshkroi koston totale si një “rekord botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat