Ju lutem shumë mosni!

Kultura

Ju lutem shumë mosni!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:40
Xhelal Hoxha

“Sa është bërë mirë, po duket akoma më keq;
Ka hy djalli n’mes nesh, heu mozomakeq?!”.

Siç thotë filozofia e mençur, dhe e urtë popullore
Me një formë që dikur heret, e pak s’i të vjetër...
Që duket sheshazi dhe kallauz nuk donë tjetër
Apo siç shihet hapur në një formë të re fjetur...
Që komplet fshihet, dhe aspak nuk po dihet…

Duket qartazi një formë e re e krejt tjetër...
Që nuk i bindet apsolut realitetit të vjetër
Ngase vazhdimisht fare s’punon e proteston
Ndonëse kundër vet vetës, vendit dhe shtetit...

Çdo njeri që nëse punon, mund edhe të gabon...
Gabimet janë njerëzore, ndërsa faljet janë hyjnore!
Prandaj, kur ai-ajo gabon ndonjë here pa qëllim
Në fund kërkojnë falje, edhe mund të ndalen
Mirëpor, kur njeriu gabon me mendim e qëllim
kurrë nuk banë dhe nuk duhet që t’ju falen!

Nga njëherë, edhe heshtja e dikujt është pranim
Thuhet se ndoshta është pranim-dorëzim pa vendim
Apo revoltë e rebelim i njeriut të pa vend e mend
Do të thoshte poeti ynë, Dritëro Agolli:
“Njeriut të pa mend, që një vend e çmend!”.

Deri kur kështu, po thotë e po pret populli?!...
Ai njeri i cili do qoftë, që zgjidhët për shoqëri
Ku qëndron në krye të një vendi, zi e ma zi...
Si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri!
Duhet të punon drejt, siç thotë populli:
Ha ki kat, me zemër shpirt e mendje dukat
Siç i ka hije një njeriu, që është e mbetet njeri...

Ka nisur po i vije erë e keqe këtij kundërmimi
Dhe me i humbë komplet durimi e kuptimi
kësaj pritje të stërzgjatur e monotone...
Edhe në institucione ka shumë polemikë
Por më shumë gjithsesi po shihet haptazi e qartazi
Kjo është s’i duket komplet një puro politikë!

Duhet të kuptohet mirëfilli gjithmonë në përgjithësi...
Te ne, kanë filluar mospajtimet e dallimet sheshazi
Me polemikat edhe për një gjë të re...te ne edhe për fe...
Mirëpor, fe e mbi fe, duhet të kemi njerëzi e dashuri

Shumë unitet për tonin shtet, dhe më së shumti atëmëmëdhe...
Ne si një shoqëri e hapur e demokratike në përgjithësi
Me një sistemin shkollor e arsimor në veçanti
Duhet të kemi parime e principe, por edhe moral njerëzor
Fisnik, intelektual, shkollor, fetar, politik e arsimor

Prandaj, ju lutem shumë:Mosni!Deri kur kështu?...
Mos të bëhemi keq shumë keq, heu mozomëkeq!
“si duket këta nuk janë me popullin, apo me Zotin e natyrën?
Siç shihet e qartazi po dihet, si duket mund të jenë me larg qoftë
Mos ndoshta, këta ishin e janë përsëri me dreq?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat