Pas çdo rënje muzgu t’mbrëmjes, nëna ka adet,
që me telefon n’dorë zilen ta prêt,
atë e ndjek gjithë sy e vesh - me ëndje e kujdes,
por, kur koha ecën e zilja s’bie - humb çdo shpresë.
Ndërkohë, në një vend të largët me mija kilometra,
djali i saj vazhdon t’pret e përcjell vite të tëra -
për t’mësuar sëmundje dhe mbrojtjen e shëndetit njerëzor,
që t’kthehet me fryte të çmuara t’arsimit mjekësor.
Por, nëna vijon pareshtur tingëllimat e ziles t’i pret …
që birit t’saj t’ia ndiej zërin e ëmbël kur flet,
dhe ta vështroi “shtatmuajshin” - fytyrëqeshur e sy zi,
për t’cilin do i lutet Zotit: t’bëhet babë e t’ketë fëmijë !