Ndoshta nuk jemi në rrugëtim drejtë një shoqërie për t’u bërë një brez me një ose asnjë fëmijë!

Kultura

Ndoshta nuk jemi në rrugëtim drejtë një shoqërie për t’u bërë një brez me një ose asnjë fëmijë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 28 prill 2024 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Sot, shumica e të rinjëve,(djem dhe vashëza) për mungesë të kushteve elemetare të kohës në këtë krizën globle për mbarë botën, janë skeptik për të ardhmen e tyre si familje me pasardhës. Prandaj, edhe shprehin haptas ndjenjën e frigës me një dyshim personal sepse u duket sikur e tanë bota  është trazuar nga shumë ngjarje të pa parashikuara.

Këto probleme nuk janë të reja, janë  të vjetra, kanë qenë prezente në vazhdimësi nëpër tanë këtë Tokën e jetës, dhe sidomos aty ku kishte njerëz egoist. Meqenëse planeti ynë  n’a është zvogluar falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë informative është e arsyeshme që të rrjedhin edhe këto shprehje mosbesimi nga të rinjët si qëndrime naive dhe të pasakta!!

Edhe pse është kështu siç është,  përkundrazi brezat e rinjë duhet të sjellin më shumë fëmijë në jetë, nëse duan të arrijnë t’ruajnë mirëqenien dhe prosperitetin që ne prindërit e tyre kemi pasur fatin të gëzojmë me ato mundësitë që kishim!

Vërtetë, të kesh fëmijë në vitin 2024 është diçka më ndryshe nga koha e para 50-60 vjetëve,  kur kishte skamje për internet, teknologji, kulturë dhe globalizëm të problemeve për të keq.

Ndoshta për këto shkaqe të përbashkëta, sot kemi më pak lindje, dhe shkallë të ulët të  lindshmërisë me një ramje rapide gjatë këtyre dekadave të fundit. Arsyet janë komplekse dhe pjesërisht të vështira për t'u shpjeguar, megjithatë ka pak dyshime për pasojat nëse mbajmë balancën e natalitetit!

Në perspektivë, duhet të kuptohet se me kalimin e kohës, nëse do të kemi më pak fëmijë, do të kemi edhe më pak fuqi punëtore, por edhe më pak taksa që shpërndahen drejtë nga ( cilido shteti vërtetë ligjor) për mirëqenjen e personave në nevojë, shoqërinë dhe gjeneratën që po mplaket. 

Friga e tepruar e rinisë për të krijue familje dhe pastaj pasardhës, nuk duhet të ishte e qëndrueshme, sepse si shoqëri nuk do të rrezikojmë t'u nënshtrohemi shkurtimeve të mëdha të kësaj mirëqenje, bashkë me një rritje të mprehtë të taksave shtetërore ose në rastin më të keq, të dyja. Tjetra çështje me pasoja direkte për brezin e sotëm në hamendje është se; do të shkelen premtimet natyrale të kontratës së gjenerimit nga kjo frigë e cila pengon brezin aktual t'i dorëzojë brezit të ardhshëm, një shoqëri të mirë në gjendje, ose më të mirë se sa ajo që trashëgojë vetë. Ky brez i ri rrezikon të jetë i pari që do përjetojë këtë shkelje, për shkakun se janë rrugës për t'u bërë një brez me një ose asnjë fëmijë!

Edhe pse sot për sot është tepër ndryshe për shumicën e prindërve që kanë shumë fëmijë, sepse ata janë më të ngarkuar nga ana ekonomike.  Përgjegjësia shtetërore ndaj këtij brezi është ardhmëria e shoqërisë tonë, sepse shtetet e mirëfillta investojnë në shkollimin dhe punësimin e gjeneratës!  Lakmia për privatësinë personale është e përgjithshme, këtë e lakmojnë edhe të moshuarit që nuk e kishin asnjëherë më parë!

Se kjo privatësi e dëshiruar për shumicën e të rinjve drejtë fazës së krijimit të familjes, nuk plotësohet nga qielli, por nga mendja e shëndoshë, puna dhe besimi në ardhmërinë, kjo është e vërtetuar. Edhe nëpër shtetet e pasura të cilat posedojnë demokraci të shëndoshë, janë prezente të njëjtat probleme për brezin në fjalë, sepse kriza globale nuk kanë mëshirë. Të rinjët nuk janë në gjendje  të mbajnë vetëveten me forcat e veta, edhe nëse në fund të fundit i bëjnë një shërbim të madh shoqërisë duke u bërë prind. Duket sheshit se jemi rrugës drejtë një shoqërie  për t'u bërë një brez me më pak fëmijë! 

Bota ka ndryshuar për të keq, kurse rinia ka fillua të m’varet nga shteti social edhe në Perëndim!

Të shpresojmë se kjo krizë nuk do t'i rezistojë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat