Mbi rreze notojnë ditë me mjegulla
Vetën e sheh t’harruar, e jo t’braktisur,
Megjithatë pranvera ngadal ia behi
Që do shkrihej akulli n’ballin e djegur.
Mendonte secili, se do kthjellët moti
Po sa shkrihet akulli Madh nis blerimi,
Rrezja e Madhe puthi petalet e ftohta
U gëzuan njerëzia nga rrezet e ngrohta.
Aty, këtu nga një copë akulli i pa shkrirë
Fshehet nga rrezja e Madhe, si prush vere,
Njerëzit ngjallën sikur mbas shiut blerimi
Mbi këtë tokë dardane ku gufon gjelbërimi.
Sëcili e thotë, nuk do harrohet ai mot…
Ku rrezja (NATO) e shkriu acarin e madh,
Ishte dimër i egër që nuk harrohet dot
Edhe gjaku do ngrihej i tëri nën damar.
Ah, sikur do shkrihet edhe akulli i mbetur
Që fshehet nga rrezja në sytë e botës si llum,
Veriu në vorbull gjethet e zymta peshë i qon
Hëna shëndrit metalet e etura në gjum i farkon.