Shikon sikur i verbër
Herë zi e herë bardh,
Shikon edhe kolor
Kur i bashkon ngjyrat.
Shikon, shikon
Ndoshta vetëm zi,
Të bëhët edhe shikimi
I mvarur prej një ngjyre.
E vërenë tubën e luleve
Është më e thjeshta,
Të gjitha i kundërmon
Dhe akcilën nuk e dallon.
Koha zgjedh dhe kërkon
Shijen dhe modelin e vet,
Një cicërimë malli të zgjon
Sytë qelën sikur fluturon.
Ngjyrat i derdh në shuplakë
Bisha gojëhapur t’vie pranë,
T’rrahmet e orës e kumtojnë
Jetën e trembur në nishan.
Shikimi ëndërr të vërbon
Veniten stolitë në vaj loti,
Lulet shkunden pa u pjekur
Derdhën brengat në valë moti.