Kur të bjen nata thellë në gjum
Eja se do të rri zgjuar të të pres
Mos ngurro të lutem zemra ime
Mos ia bën vetes ngurrimin ves.
Vetem pak rri që errsiren ta shijoj
E të them dashta po ne deshtëm
Që Diellit neser gjithçka ti trregoj
Me ngjizje bashk si u mveshem
Vetem për hatër t’Shpirtit zemer
E t’papërshkruarit bashkdyzim,
Pastaj shko prap aty nga erdhe
Aty te rrethi i „qetsisë“ shkëlqim.
Më pastaj hiq, fare mos u mundo
Se n’ëndërra do t‘ruaj si thesarë
Që kur t’bjen nata thellë në gjum,
Gjithnjë me ty të jemë pandarë.
Sabahate Byci Autore
Anëtare e Lidhjes e Shkrimtarë*eve e Kosovës
02.05.2024 e Enjëte 16:01h
Gjakovë - Gjermani
E Enjte 02.05.2024 22:52h