Mërgimtari

Kultura

Mërgimtari

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 maj 2024 Në ora: 10:57
Adem Bytyçi

Posa erdha për pushime

N'dritare t'dhomës 

Ku fleja pa shkuar 

Akoma n'mërgim

Me erdhi një bilbil.

Filloi t'këndonte

Herë t'me thoshte

Jeni ju ai mërgimtar?

Kur dikur  akoma pa shkuar

N'mërgim 

Jetoje n'këto bjeshkë 

Kaq t'bukura

Dhe flije n'këtë dhomë 

Plotë dashuri dhe mall.

Po ia këtheva 

Unë jam ai mërgimtar

Që jetoja n'këto bjeshkë t'bukura

Mbi t'cilat pa pra

Fluturojnë shqiponjatë 

Dhe dikur fleja n'këtë dhomë

Pa shkuar akoma n'mërgim

Tani pas kaq vitësh 

Kam ardhur n'pushim

Për tu çmall

Nga nastalgjia 

Për vendin tim

Lotët e gëzimit

Me rrjedhin si lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat