Posa erdha për pushime
N'dritare t'dhomës
Ku fleja pa shkuar
Akoma n'mërgim
Me erdhi një bilbil.
Filloi t'këndonte
Herë t'me thoshte
Jeni ju ai mërgimtar?
Kur dikur akoma pa shkuar
N'mërgim
Jetoje n'këto bjeshkë
Kaq t'bukura
Dhe flije n'këtë dhomë
Plotë dashuri dhe mall.
Po ia këtheva
Unë jam ai mërgimtar
Që jetoja n'këto bjeshkë t'bukura
Mbi t'cilat pa pra
Fluturojnë shqiponjatë
Dhe dikur fleja n'këtë dhomë
Pa shkuar akoma n'mërgim
Tani pas kaq vitësh
Kam ardhur n'pushim
Për tu çmall
Nga nastalgjia
Për vendin tim
Lotët e gëzimit
Me rrjedhin si lum.