Ditëlindja e heroit

Kultura

Ditëlindja e heroit

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 7 maj 2024 Në ora: 09:14
Gjergj Kastrioti-Skënderbe

Ishte nje periudhë e gjatë

N’front me shpatën e zjarrtë,

Kur Arbëria nuk durote robëri

Sikur që a, durohet hala në sy.

N’truallin Arbëror turrej një bishë

E egër që  gjason me djallë,

Por Ti, linde bashkë me flamur

Për të mos vdekur kurrë.

Një botë t’falet o, shpëtimtar i bekuar

Shqipëria jote ecën e lirë në këtë truall,

Trojet arbërore bashkohen një ditë me mallë

Në altar të lirisë përherë je i madh dhe i gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat