Forcat serbe djegën kufomat e shqiptarëve!

Kultura

Forcat serbe djegën kufomat e shqiptarëve!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:24
Kopertina e librit

Këto ditë të nxehta vere kisha shumë për të bërë si taksiste. Fatkeqësisht, kam arritur të transportoj vetëm një numër të vogël njerëzish nga Kososa drejtë Malit të Zi. Shpesh herë isha e detyruar të ngrihem në orën dy të natës dhe me nxitim trupoja rrugët nëpër fshatrat ose qytetet e vogla të Kosovës për të dërgue shqiptarë dhe të tjerë në aeroportin e Sllatinës dhe anasjelltas. Kështu kthehesha  me nxitim dhe mbushja veturën me shqiptarë hallegji, por ishte e pa mundur të arrija të mbulojë të gjitha kërkesat e njerëzve që kishin nevojë sepse ndihesha e këputun nga lodhja.

Këtë natë shkova në Pejë për të marrë disa që kishin ardhë para dhjetë ditësh.Tani ata dëshironin të ktheheshin mbrapa për në Zvicërr me fluturimin e parë të mëngjesit!

Vera, një shoqe e imja, më shoqëronte përherë,  (për këtë paguhej nga unë) por këtë herë ishte për vizitë te vajza dhe dhëndrri i saj për disa ditë.

Përndryshe rrugëtimi për në Pejë nuk ishte edhe aq i rrezikshëm nëse e krahasojmë me Gjakovën, prandaj u nisa e vetme, pa shoqërimin e Verës.

Në fshatin Livragonë /Vragoli, përafërsisht 9 km nga Fushë Kosova  në drejtim të Pejës ishte vendosur një pikë kontrolli. Kjo pikë kontrolli ishte aty edhe herave tjera por asnjëherë gjatë natës dhe kjo më bëri përshtypje. Në një largësi prej disa kilometrash nga pika e parë, ishte edhe një pikë tjetër e kontrollit. Në të dyja pikat ishin të stacionuara automjete të blinduara të policisë të cilat e kishin blokua rrugën në të dy drejtimet. Policët ishin të veshur me antiplum dhe të armatosur rënd!

Automjetet e blinduara drejtonin trafikun jashtë rrugës kryesore, anës rrugës në mënyrë kërcënuese, por këtë herë policia e kontrollit nuk u muar fare me mua, prsndsj kur unë mbërrina në pikën tjetër në Glogovc, atje ishte përplot me policë.

“ Largohu nga këtu dhe vazhdo rrugën nëpër Komoran sepse nuk mundesh me qëndrua këtu në rrugë”, më bërtiti një polic dhe duke bërë me dorë si i çmendur që unë të kthehem për në Komoran. Një shtëpi afër pompës së derivateve zakonisht ishte e mbushur me policë. Ata e kishin përzënë një familje të shqiptarëve nga aty dhe përdornin shtëpinë për shërbimet e tyre. E habitur tej mase vazhdova në drejtimin kah më bëri me dorë polici, kur papritmas vërejta policin Vojo. Ai i fliste diçka me një polici tjetër, por njëkohësisht si me vrap u afrua te vetura ime, hapi derën e veturës dhe u ulë në ulësen. “Kthehu mbrapa dikund nja njëqind metra nga këtu, grahi shpejtë, kthehu këtu majtas dhe prit derisa kolona të largohet”!

Unë u ktheva, ndalova veturën me shiqim nga rruga në një parking afër një ndërtese të madhe dhe qëndronim së bashku me Vojon. Edhe pse shumë herë kam kalue me veturë nëpër këtë rrugë, asnjëherë nuk më ka ra në sy ajo ndërtesë e madhe e cila na paska qenë përplotë me forca policore. Përderisa qëndruam afër veturës bisedonim dhe prisnim të kalojë kolona e policisë, Vojo më tha se duhet me pritë derisa të kalon kolona dhe nuk bën me të pa ata! Unë isha e habitshme, pse në kolonë ishin vetëm dy kamionë dhe shumë vetura përcjellëse të policisë! 

“Vetëm dy kamiona? Për këtë më larguan nga rruga, çfarë kolone çenka kjo”! Po, tha Vojo!

“A nuk është kjo diçka për tu habitë”? “Unë kam takuar shpeshë herë kolona të tilla”!

Ata bartin ushqime për policinë, u përgjegj Vojo!!

“Unë nuk e besoj fare këtë , këta skan nevojë të bartin ushqime në drejtim të Prishtinës, e kundërta ishte dashtë të ndodhte”!

“Mendon ti Vojo se unë jam budallaqe dhe nuk kuptoj asgjë”?

-Në Fushë Kosovë ndëgjojmë edhe këtë; “ Mbyllni dritaret! Obiliqi bën shumë tym sot! Njerëzit flasin kështu si me shaka por e vërteta është se ndjehet erë e rëndë e djegëjes së  kufomave.  Unë nuk besoj në këtë. Më thuaj se nuk është e vërtetë kjo që flitet”?

”Çka është ajo që  flitet?”, pyeti Vojo., edhe pse ishte i sigurtë se ai e dinte për çka e kam fjalën.

“ Që ata kalojnë me kamiona përplotë me kufoma shqiptarësh në mesin e natës, dhe pastaj i djegin në Objliq dhe Trepçë. Bartin kufoma me këta kamiona”?

Për këtë e bllokojnë rrugën dhe largojnë nga rruga të gjitha automjetet tjera!

“Për atë që mos të shohim se çka bëjnë a ?” e pyeta Vojon duke u dridhë! ( fq.183)

“ Po, kam ndëgjuar se kufomat i djegin në Obiliq, por nuk e di se edhe në Trepçë e bëjnë këtë. Kështu flitet edhe në mesin tonë. Ata i tubojnë kufomat në një vend të sigurtë dhe pastaj  i ngarkojnë në kamiona”! Ruana Zot! E din ti se sa kufoma mund të ngarkohen në një kamion? Edhe unë i kam pa, së paku dhjetë kamiona deri më tani.?!” Ata mbushin kamionat deri te kanatat, jo më lart sepse kan frigë se mos u bjen ndonjëri rrugës.Vetë i kam pa, se si i palojnë mirë e mirë”!

“E tmerrshme”!

-Mendon ti se kjo bëhet në fshahtësi,  si diçka shumë sekrete dhe nuk merr vesh njeri?

-Mendon ti se kjo është në rregull?

Jo, por çka të bëjë unë?” tha Vojo dhe rrudhi krahët.

“ Serbët janë të mobilizuar shtëpi për shtëpi!. Ata kthehen nga frontet e tyre dhe tregojnë për gjithëçka që ndodhë, ashtu që mbrenda një ore të gjithë janë të informuem për shumëçka. Për këtë edhe flitet shpesh “ mbyllni dritaret “ në lagjen ku banoj unë, sepse djegin kufomat e shqiptarëve dhe ndëgjohet kundërmimi! Disa herë në at kohë kam dalë përjashta për të vërejtë tymin nga Obiliqi dhe vërtetë dilte shumë tym, i djegin njerëzit mendoja! Kjo është e t’merrshme! (fq.184)

Vazhdon….vazhdon ….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat