Zyra e BE-së hap ekspozitë të artit të fëmijëve

Kultura

Zyra e BE-së hap ekspozitë të artit të fëmijëve

Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:10
Nxënësit përfaqësojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.

Me rastin e Ditës së Evropës, Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetësh më temën “Përjeto Evropën”. Aktivitetet kanë nisur me hapjen e ekspozitës së artit të fëmijëve, “Dita e Evropës në sytë e fëmijëve të Kosovës”.

Kjo ekspozitë është një koleksion i punimeve të nxënësve të 12 shkollave fillore nga të gjitha rajonet e Kosovës. Nxënësit përfaqësojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.

Gjatë muajit prill, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë vizituan këto shkolla dhe diskutuan me fëmijët rreth BE-së, shteteve anëtare e vlerave që janë shtylla të BE-së.

Nxënës të klasave së 5-ta, të drejtuar nga arsimtarët e tyre të artit, punuan vepra artistike pikërisht mbi këto vlera të BE-së, duke përcjellur përmes tyre vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se këto piktura i kanë shtuar ngjyrë kësaj feste.

Ai tha se pikturat që janë paraqitur të ejtën në shtëpinë e Evropës, janë piktura të nxënësve nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Kreativiteti juaj, vërtetë i ka shtuar ngjyrë kësaj feste tonë. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë drejtorët e shkollave, mësuesit të cilët kanë ndihmuar me vizitat tona nëpër shkolla dhe na kanë mundësuar që t’i përfshijnë nxënësit gjithandej në Kosovë. Nga Prishtina në Janjevë, ne kemi vizituar 12 shkolla në regjionet e ndryshme të Kosovës dhe jemi përfshirë me anëtarët të ndryshëm të komuniteteve. Gjithëpërfshirja dhe dialogu janë vlera të BE-së dhe forca jonë mbështetet në diversitetin e kulturave tona, traditave tona dhe gjuhëve tona”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat