Luftëtari i Lirisë!

Kultura

Luftëtari i Lirisë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:32
Autori Adem Bytyçi

Ditët kalojnë

Bëhen javë

Javët bëhen muaj

Muajt bëhen vite

Vitet bëhen shekuj

Dhe Luftëtari i lirisë

Lehet n ‘terrin e harresës

Ky është Sadri Abaz Bytyçi

I cili ndër t' parët n ‘Kosovë

Ia ktheu pushkën

Xhandarmerisë serbe.

Kralët e Serbisë

E kishin zaptuar Kosovën

Tokatë e shqiptarëve

Ua ndanin Serbëve

Shqiptarët vuanin

Shtypjet, torturat

Dhe mizoritë

Nga më t' llahtarshmet

Për t'i asimiluar shqiptarët

N ‘shkolla i detyronin

T ‘mësonin serbisht

Emrat e tyre

I evidentonin turqisht

Për ta gënjyer botën

Kinse n ‘Kosovë

Nuk ka shqiptarë

Por vetëm mbeturina

Islamo Anadollake

T ‘perandorisë Osmane.

Sadri Abaz Bytyçi

Duke mos e duruar

Shtypjen makabre

Dhe mizoritë t ‘shumta

Kundër shqiptarëve

Rroki pushkën

Dhe i shpalli luftë

Serbisë gjakatare

Duke i dërguar mesazh

Pashiqit n ‘Beograd

Se n ‘Kosovë ka shqiptarë

E jo siç gënjeni ju

Turko Islam.

Luftën e filloi

N ‘fshatin Kërvasari

Dhe n ‘Banjë t ‘Malishevës

S' bashku me ca shokë

E zunë rob

Komandantin e gjandarmerisë serbe

N ‘fshatin Banjë

Pastaj e lëshuan

Për t'i treguar Pashiqit n “Beograd

Se kjo tokë ka zot.

Dhe se këta janë

Shqiptarët autokton

Më vonë Sadri Abaz Bytyçi

Ju bashkuar

Qetës së Azem Galicës

Për t'i luftuar

Barbaritë

E xhandarmerisë serbe

T ‘cilët ua merrnin tokatë shqiptarëve

Dhe ua ndanin kolonëve serb

T ‘ardhur nga Karpatet.

Është e pa falshme

Që kaq gjatë

Jo vetëm Sadri Abaz Bytyçi

Por edhe shumë patriotë

E luftëtarë tjerë shqiptarë

Nga luftërat kaqake

Kundër Serbisë

I janë lenë territ t' historisë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat