Pa Evropë ma nuk rri

Kultura

Pa Evropë ma nuk rri

Nga: Sami Mulaj Më: 10 maj 2024 Në ora: 11:07
Autori Sami Mulaj

Ma thuj Evropë

çka kam mangut teje,

a e kena njat diell unë e ti,

a na lagin njata dete,

Jon e Adriatik si mue

si ty…

e token a e kena njëlloj,

me fusha e male

e lumenj

bri e n’bri

Maja e Hekurave

na sheh vengër

edhe mue

edhe ty

Kur e kam thirrë

Maja e Hekurave,

në Paris,

nuk ka pas

kulla e Parisit,

e kur

e kam shkrue Mesharin,

nuk ka pas libra

e as Nobël

në Suedi.

Roma asht ngi

Evropë pa mue,

me papat e mi

ka pri

Gjergji im

e mbrojti Evropën,

Evropa

njerkë plakë,

m’shtyn me dorë,

derën ma përplas

në ftyrë.

As dashnia jeme

për ty,

as lavdilashtësia jeme

nuk të mbushën sy

e di,

e kjo edhe për fajin tem,

e të vllaznëve të mi,

që vorr për njani tjetrin,

me thoj kemi grry

Derën tënde Evropë

do ta hap

pa të pyet ma ty.

Çelsin

që kohnat ma hupën,

e kam gjetë,

ma shumë,

ma shumë dashni

për njani tjetrin

do mbajmë

n’gji.

M’prit, m’prit Evropë,

se n’zemër të Evropës,

e n’derë të Evropës

pa Evropë,

ma nuk rri.

Tiranë,

Maj 9, 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat