Libri i kujtimeve të Merkelit publikohet në fund të nëntorit

Kultura

Libri i kujtimeve të Merkelit publikohet në fund të nëntorit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:21
Angela Merkel

Libri i kujtimeve të ish-kancelares gjermane Angela Merkel me titull “Liria. Kujtimet 1954 – 2021″  do të publikohet në fund të nëntorit, tre vjet pas përfundimit të mandatit të saj 16-vjeçar, njoftoi sot shtepia e saj botuese.

Merkel, e cila drejtoi Unionin Kristiandemokrat (CDU), përballoi një sërë krizash gjatë kohës së saj në detyrë, duke përfshirë fluksin e lartë të migrantëve në Evropë në 2015 dhe pandeminë e Covid-19.

Ish-kancelarja e shkroi librin me këshilltaren e saj politike, Beate Baumann.

Sipas shtëpisë botuese “Kiepenheuer & Witsch”, libri tregon jetën e Merkelit në dy shtete gjermane – 35 vjet në Gjermaninë Lindore komuniste dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar.

Në një deklaratë për shtyp, Merkel, e cila lindi në Hamburg në vitin 1954, por e cila u shpërngul në ish-Gjermaninë Lindore me familjen e saj pak më vonë, shpjegoi se çështja e lirisë, në nivel politik dhe personal e ka shqetësuar atë gjatë gjithë jetës.

“Pa demokraci nuk ka liri, nuk ka shtet kushtetues, nuk ka mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Në nivel personal, liri do të thotë të mos ndalosh së mësuari, por të jesh në gjendje të shkosh më tej, edhe pas largimit nga politika”, shtoi Merkel.

“Libri do të shfaqet në mbarë botën në mbi 30 vende”, njoftoi shtëpia botuese.

Merkel ishte në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës për 16 vjet midis 2005 dhe 2021.

Ajo ishte gjithashtu kancelarja e parë grua e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat