Në Srebrenicë bie shi

Kultura

Në Srebrenicë bie shi

Nga: Enver Sulaj Më: 24 maj 2024 Në ora: 17:11
Enver Sulaj

Varret janë shtrirë në fushën e gjerë

Ngado t'i shohësh të del harta e gjelbër e atdheut.

Qirinjtë varg ndriçojnë rrugicat e përgjakura

Shiu s'e shuan zjarrminë e stinës.

Nënat puthin gurët e varreve

Nga minaretë kumbon lutja për shpirtrat që panë antinjeriun.

Në flakë po t'i hedhësh mushkëritë 

Frymë do të marrësh nga prushi

Nga dheu

Që i mbrami të bie mbi fytyrë.

Zot,

bëje dhembjen shpresë

Trishtimin - dashuri

Lotin - njomështi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat