O shqiptarë t ‘nderuar!
Mos veproni si dikur
Luftuat për Turqi
Për grada e pasuri
Egjiptin e bëtë shtet
Atdheun tuaj
Shqipërinë e latë n ‘terr.
Edhe pas kaq vitesh
Nuk bëheni bashkë
N ‘Kosovë -Opozitë -pozitë
N ‘Shqipëri kryetari qeverisë
N ‘vend për t'i dalë zot
Atdheut
Ia bëni qefin Serbisë
Shtetit anti shqiptar
I cili historikisht është angazhuar
Për ta shlye nga faqja e dheut
Popullin shqiptar
Racën më t’ lasht t ‘njerëzimit
N ‘Evropë dhe Ballkan.